GRANDEMALL

Opozita do ta bllokojë Specialen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar bllokim të Kuvendit edhe në ditën kur parashikohet ratifikimi i marrëveshjes me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale. Sipas opozitës, çdo iniciativë që vjen nga Qeveria, do të kundërshtohet dhe do të bllokohet.

Analistët këtë qëndrim të opozitës e konsiderojnë të gabueshëm Tri partitë opozitare që kanë formuar aleancën anti-Qeveri kanë paralajmëruar bllokim të seancave plenare edhe atëherë kur pritet të vihet në votim ratifikimi i marrëveshjes me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale, shkruan ‘Zëri’.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, bllokimi i seancave plenare do të vazhdojë pavarësisht presionit ndërkombëtar, por edhe rëndësisë së seancave. Në këtë vazhdë, ata thonë se do ta pengojnë edhe ratifikimin e marrëveshjes me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale, e cila parimisht është vendosur të jetë në Hagë.

Mobi Casa

Për këtë seli janë pajtuar përfaqësuesit e shtetit holandez, por që kjo të jetësohet kërkohet që marrëveshja të ratifikohet me shumicë votash, në dy Parlamentet, të Kosovës dhe të Holandës.

Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma”, janë shprehur të vendosura për të kundërshtuar çdo iniciativë të Qeverisë, derisa vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Opozita e bashkuar edhe një herë ka nënvizuar se marrëveshjet e arritura në Bruksel po shkelin integritetin e vendit dhe Kushtetutën. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.