GRANDEMALL

Opozita: Dialogut t’i prijë Haradinaj, jo Thaçi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësuesit e partive opozitare thonë se ende është në fuqi Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, me të cilën mandatohet Qeveria e Kosovës për t’i zhvilluar bisedimet me Serbinë. Sipas tyre, gjatë këtij viti presidenti Hashim Thaçi është vetëmandatuar që t’i udhëheqë këto negociata, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Faza përmbyllëse e dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të udhëhiqet nga presidenti i Kosovës.

Përkundrazi, Qeveria është ajo e cila duhet t’i prijë këtij procesi. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët kanë thënë se presidenti Thaçi është mandatuar vetë për ta udhëhequr këtë proces.

Megjithatë, se dialogu do të zhvillohet në nivel presidentësh tash e tutje e ka konfirmuar edhe Bashkimi Evropian, i cili përmes një komunikate (pas takimit të shefes së diplomacisë së BE-së, Frederika Mogerini, me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor) ka bërë të ditur se në takim është theksuar rëndësia e diskutimeve ndërmjet dy presidentëve: Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, për ta çuar përpara dialogun, shkruan tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

Edhe presidenti Thaçi tashmë ka bërë me dije se do ta krijojë një grup të unitetit në këtë fazë, ku përfshihet edhe opozita.

Mirëpo përfaqësues të kësaj të fundit kanë thënë se tek i pari i shtetit vërehet një mungesë për ta përfaqësuar unitetin e nevojshëm në këtë proces.

Ndërkohë partitë në pushtet, duke kritikuar mënyrën sesi është zhvilluar ky proces deri tash, kanë kërkuar përfshirjen e SHBA-së në negociatat me Serbinë. Sipas tyre, pa prezencën e SHBA-së nuk mund të ketë dialog.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.