Mobi Casa

Opozita bojkoton fjalimin e presidentit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Partitë opozitare kanë vendosur që të mos marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën presidenti Thaçi do ta mbajë fjalimin e tij vjetor. Sipas ligjvënësve opozitarë, i pari i shtetit nuk e luan rolin e unitetit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pritet t’i drejtohet vetëm deputetëve të pozitës me fjalimin e tij vjetor në Parlamentin e Kosovës, pasi që seanca do të bojkotohet nga opozita.

Sipas deputetëve opozitarë, i pari i shtetit nuk e luan rolin e unitetit dhe më shumë i ka shërbyer një subjekti të caktuar politik (PDK). “Hashim Thaçi nuk është lider uniteti, pasi që gjatë mandatit të tij si president më shumë i ka mbrojtur interesat e PDK-së sesa të shtetit. Prandaj nuk ia vlen të dëgjohet fjalimi i tij”, ka thënë për “Zërin” deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Shqipe Pantina, duke shtuar se si grup parlamentar ende nuk kanë diskutuar nëse do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do ta mbajë fjalim presidenti, por, siç thotë ajo, personalisht do ta bojkotojë këtë fjalim.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë për “Zërin” se LDK-ja ende nuk ka marrë vendim nëse do të marrin pjesë në fjalimin e sotëm të presidentit Thaçi, apo jo. “Veprimin tonë se a do të marrim pjesë në fjalimin e presidentit do ta merrni vesh të premten”, ka thënë Hoti.

Edhe shefi i deputetëve të LDK-së thotë se Thaçi nuk e ka luajtur rolin e unitetit ashtu siç ia kërkon funksioni i tij dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Por, burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se Grupi Parlamentar i LDK-së dje ka vendosur që të mos marrë pjesë në seancë gjatë kohës sa do ta mbajë fjalimin presidenti Thaçi.

Uji Dea

Kadrijaj: Presidenti ishte i paanshëm

Derisa opozita e kritikon punën e presidentit të shtetit, deputetët e koalicionit qeverisës mendojnë ndryshe.

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka lavdëruar punën e presidentit gjatë vitit 2017. Ajo po ashtu bëri të ditur se ajo dhe partia e saj sot do të jenë të pranishëm në Kuvend, ku do ta mbajë fjalimin Thaçi. “Unë mendoj që gjatë kësaj periudhe, sidomos këtë periudhën e fundit ka qenë aktiv në kryerjen e detyrave që i përshkruhen si president në lobimin, qoftë të njohjeve apo të anëtarësimit në organizata të ndryshme. Mendoj që e ka kryer detyrën ashtu siç duhet një president”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për “Zërin” se presidenti Thaçi gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë krijimit të Qeverisë tregoi anshmëri ndaj koalicionit PAN. “Puna e presidentit Thaçi për vitin 2017 përveç kohës derisa e kemi pasur këtë vakuumin institucional dhe krijimin e Qeverisë kemi pasur edhe tendencat e anshmërisë politike. E dimë se ka pasur takime p.sh. me liderët e koalicionit PAN, por jo edhe me liderët e subjekteve të tjera./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.