RCCOLA

Sarrazin: Sot shumë prej investitorëve shkojnë në Serbi, le ta ndryshojmë këtë, ju po vuani nga problemet…

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se kompanitë që duan të investojnë në ndonjërin prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e shikojnë edhe potencialin që e jep rajoni si i tërë.

Prandaj, ai tha se aktualisht shumica e investitorëve shkojnë në Serbi, sepse duan të bëjnë biznes me tërë rajonin. Ai thotë se kjo duhet të ndryshohet dhe që investimet të vijnë edhe në Kosovë.

“Është shumë e qartë që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor, secila ekonomi e vetme nuk është mjaftueshëm relevante për të pasë ekstra argumente pse një kompani duhet të shkojë atje. Por, nëse shikon vetë rajonin është ndryshe. Unë nuk e di ndonjë investitor nga Gjermania që është duke investuar në ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk shikon potencialin e vendeve fqinje në gjithë rajonin”.

“Për t’u treguar shumë i sinqert, sot shumë prej investitorëve shkojnë në Serbi derisa duan të investojnë në Serbi dhe të bëjnë biznes me tërë rajonin. Le ta ndryshojmë këtë. Le t’ju tregojmë investitorëve gjermanë që ju investoni në Kosovë dhe ne bëjmë një treg të përbashkët rajonal që e bën të mundshme që prej këtu ju mund të keni sukses në rajon”.

Ai tha se kjo është ideja që ata e shtyjnë përpara dhe se kjo qasje ndihmon rrugën drejt BE-së.

RCCOLA

“Ju po vuani nga problemet dhe ju do të jeni përfituesit më të mëdhenj nga tregu i përbashkët. Nuk është e lehtë që të kuptosh”.

“Ne e duam Kosovën në këtë rrugë. Ne po punojmë për këtë. Për qeverinë gjermane, investimi ynë në Kosovë është strategjik, angazhimi në KFOR, bashkëpunimi me institucionet e juaja të sigurisë”.

Këto komente Sarrazin i bëri në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane.

Ndërkaq, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ky forum synon thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe se synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi.

“Jam shumë i gëzuar që shoh kaq shume njerëz këtu, është kënaqësi që jam në Prishtinë, më pëlqen të flas më shumë për biznes se sa për politike, kjo javë është një shembull se çka po synojmë të mbërrijmë së bashku. Ky forum është një mundësi shumë e mirë për Kosovën dhe Gjermaninë”.