ARKATANA

Opozita ‘armatoset’ kundër Asociacionit dhe Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partitë opozitare paralajmërojnë rezistencë të fortë për të mos lejuar kalimin në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ato thonë se nëse këto marrëveshje sillen në Kuvend do të rikthehet edhe gazi lotsjellës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Deputetët e opozitës përsëri do të hedhin gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës nëse Qeveria e Kosovës e riprocedon në legjislativ Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Megjithatë, partnerët e koalicionit qeverisës këmbëngulin se këto marrëveshje do të miratohen në Kuvend.

Eco Higjiena

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se Kosova e ka për obligim ta themelojë Asociacionin. “Ne e kemi obligim ligjor themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe. Prandaj do të themelohet në harmoni me ligjin e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Gecaj, duke shpresuar “se opozita është mbushur mend dhe nuk do t’i kthehet metodave primitive të politikëbërjes”. “Të shpresojmë se janë mbushur mend e nuk do t’i kthehen metodave të tilla primitive”, ka deklaruar Gecaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.