Opozita akoma në pazare e ka tokën e Republikës së Kosovës!

/ 3 minuta lexim

Nga Nuhi Nuhiu – Të gjithë ata, që Fondin rezervë të shtetit e bëëë rrush e kumbulla, mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i qitnin lotët e krokodilit, por si sumbulla! Hipokrizia, nuk na qenka me brira! Mbrëmë u pa si laraskat në hava! Të mësuar me shekuj, për ta fiksuar popullin me gogol, por si fëmijët kur nuk hanin bukë, apo kur nënat i përkunte në djep! Gjithherë fëmijëve iu thonin, ha buke se vije arusha, flej se të hanë dragoi!

Dhe fëmijët, merrni ushqimin e i zëntë gjumi! Tani në kohën moderne, shuaj se paramilitare të dera, kjo ishte para lufte! Por, që nga ardhja e Qeverisë Kurti, rrini urte dhe dëgjoni se po ik Amerika! Tani Amerikën e shndërruan në gogol! Një seancë e jashtëzakonshme, dhe në fund ata që e kërkuan ikën nga kjo seancë e jashtëzakonshme, përveç titullit asgjë nuk ishte e jashtëzakonshme! Kjo opozitë, edhe dje tregoi se me adoleshentë nuk udhëhiqet shteti!

Njëzet vite, sorollatje e hajgare me shtetin, njëzet vite, nuk po i njohim kufijtë e Kosovë, njëzet vite Kosova dhe qytetarët e saj në maje mali, ku të gjitha erënat e rrahin! Këto era, na rrahim keq, se shteti është udhëhequr nga një kastë politike e papjekur dhe dallkaukë e më fudullak udhëhiqnin! Kuvendi i mbrëmshëm në Prishtinë, tregoji se opozita akoma në pazare ka tokën e Republikës së Kosovës!

Mbrëmë, u tregua se opozitës nuk i intereson sovranitetit e integriteti i Republikës së Kosovës! Dje ishte ditë e veçantë për Kosovën, ushtarët amerikan erdhën në Kosovë, Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshëm për koronavirusin! Opozita nuk pranojë të votoj, një mocion për të ndalur pazaret me suverenitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës!

UBT

Qeveria Kurti, mori vendim për gjendjen emergjente, për tu mbrojtur nga koronavirusi, kah të sigurohen fondet? Ish Qeveria Haradinaj, Fondin rezervë të Kosovës, e bëri rrush e kumbulla! Po si nuk iu vinte turp kësaj opozite , të dilni në foltore, po si nuk patën moral, të mundohen të flasin për Amerikën! Shpenzimet e tyre, për darka e dreka tregojnë gjithçka! Në korin e vajtime duhet të bashkëngjiten edhe shumë të tjerë, besa edhe Bechtel Enka! Opozita, mbrëmë e “vajtonte” Amerikën!

Kjo, nuk qëndron, opozita vajtonte pushtetin, Amerika, nuk ka nevojë për vajtim nga të mjerët! Kjo opozitë, edhe sot është e keqja me e madhe që marrin page e mëditje, duke folur sa të munden kundër shtetit të Kosovës!

Prandaj, seanca e mbrëmshme vërtetoi edhe njëherë, opozitës i intereson pushteti, e jo në mulli të kujt e dërgojnë ujin! Në vend se kjo opozitë , t’i vejnë maskat kundër koronavirusit, ata mbrëmë i hjeken maskat dhe treguan fytyrën e vërtet, nuk janë të interesuar për integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës, por vetëm të jenë servil, sepse nuk i krye detyrat të cilat i kanë marrë! Seancë e jashtëzakonshme, me asgjë të jashtëzakonshme, përveç mëditjeve e kafeve të nxehta!

Vështirë, pas dymbëdhjetë viteve opozitë! Si kanë filluar, pozitën vështirë me për ta përjetuar!