Operuesit ilegal të rërës dhe zhavorrit punojnë si në bahçe të babës

Gjilan -Ne banorët e fshatit Pogragjë jemi të pa kënaqur me gjendjen e cila është krijuar në fshatin tonë tash e tri vite për shkak të seperuesve ilegal të rërës dhe zhavorrit tha Fadil Latifi.
Fadil Latifi në emër të fshatit Pograxhë tha se me kohë kanë paraqitur ankesa dhe peticione, pa ndërprerë në organet kompetente si në komunë ashtu edhe në Ministrinë e Ambientit, për dy vite radhazi ,por gjendja në teren nuk ka ndryshuar.
Latifi tha se i janë gëzuar vendimit të Qeverisë vitin e kaluar, për ta ndërprer punën e seperuesve ilegal që operojnë për rreth lumenjve dhe tokës pjellore gjë që e kemi përjetuar qetësin, sigurinë dhe nivelin e pastërtisë së ambientit nga marrja e këtij vendimi përkundër dëmeve të mëdha ç’iu janë shkaktuar fshatit si në infrastrukture dhe ambient.
Por ,Latifi tha se përkundër këtyre ankesave gjendja nuk ka ndryshuar në teren. “Jemi prapë të pa kënaqur sepse të njëjtit operator kanë filluar punën nga marsi i këtij viti e që janë në kundërshtim të plotë me vendimin e qeverisë, tash së fundi edhe një afat shtesë që ua ka dhëne kjo ministri deri me datën 9 korrik si afatin e fundit”.
Në emër të gjithë banoreve të fshatit të indinjuar dhe të frustruar kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente komunale, gjegjësisht drejtoria e inspeksionit që ta zbatoj ligjin dhe të ndjek shembullin e inspektorëve komunal të Kamenicës që së bashku me policinë kanë bërë konfiskimin e zhavorrit dhe makinerisë, në të kundërtën ne banorët e fshatit jemi të detyruar të ndërmarrim hapa tjerë siç janë bllokimi i rrugës me anë të formës së protestës .
Latifi tha se për dëmin që i kanë shkaktuar fshatit tonë këta seperues meritojnë të përndjeken penalisht e jo tu lihet hapësirë edhe më tepër të punojnë. Tashmë rruga Sllubicë- Pogragjë tërësisht është dëmtuar në përmasa të pa riparueshme, kurse toka pjellore po shndërrohet në gërmadha, ambienti teresishte është i ndotur këtë e dëshmon edhe asfaltimi i rrugës që është komplet e përbaltur ngase po bartet zhavorr i lagur me dhe, e që peshon mbi 20 tonë pesha e kamionit dhe më kryesorja në fshatë aspak nuk ka siguri nga shpejtësia, pluhurosja dhe vjetërsia e këtyre kamionëve.
Latifi tha se organet kompetente duhet urgjentisht të ndërmarrin masa dhe ta ndalojnë këtë veprimtari të dëmshme për banoret e fshatit e të siguroj ambient të sigurt dhe të qetë tha Latifi.
Ruzhdi Rashiti inspektor i ambientit tha për rajonipress se inspeksioni nuk mund ta konfiskojë mekanizmin e teknikës së kompanive që operojnë në atë pjesë. Sipas tij tash është në duar të komisionit të pavarur për minerale dhe miniera që të vendos për fatin e këtyre operuesve ilegal.
Rashiti tha se inspeksioni ka dy vite që e ka dorëzuar lëndën në Gjykatë dhe ka dënuar edhe operues ilegal, por gjykata po i neglizhojnë rastet. /rajonipress/