Operatorët e arkave kundërshtojnë naftëtarët

Përfaqësuesit e Shoqatës së Operatorëve të Licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale në një konferencë me gazetarë kanë thënë se çmimi i pajisjeve fiskale, për dy dispanseri, një pikë të karburantit, do t’i kushtojë 5 mijë euro.
Ky çmim sipas tyre është më i liri në rajon. Përfaqësuesit e Shoqatës kanë hedhur poshtë deklaratat e Shoqatës së Naftëtarëve, të cilët kanë thënë se çmimi i fiskalizimi një pikë të karburantit arrin deri në 20 mijë euro, por sipas operatorëve ata vetëm duan t’i ikin fiskalizimit./zeri/