KKVITI

Operacioni “Uglari” prangos tre të dyshuar për kontrabandim me migrantë dhe krim të organizuar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas një hetimi të zhvilluar për disa muaj me radhë ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë, krim të organizuar njoftoj policia e Kosovës.

Këta të dyshuar merreshin me veprimtari kriminale të cilët vepronin si një grup mirë i organizuar duke bërë kështu kontrabandim të emigrantëve, dhe krim të organizuar.

Me 20.12.2012 në rajonin e Gjilanit dhe Prizrenit kjo drejtori ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “UGLARI”, dhe ka bërë arrestimin e këtij grupi të dyshuarish të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të kontrabandimit të migrantëve, duke përfituar mjete financiare dhe duke rrezikuar jetën e viktimave të rastit, organizonin kontrabandimin e tyre nga shteti i Kosovës në drejtim të shteteve të Evropës.

RCCOLA

Sipas policisë të dyshuarit janë: F. G.(1973) , T. J.( 1972) dhe A. B. (1971) të gjithë shqiptar

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor me urdhër të prokurorit për të vazhduar me masa të mëtutjeshme procedurale./rajonipress/