UBT

Operacioni “Stuhia” arreston 10 persona të dënuar me burg efektiv

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të mërkurën duke filluar nga ora 06:30 e mëngjesit njësitet policore nga Stacioni Policor ne Gjilan e në përkrahje të Njësisë Speciale Intervenuese kanë implementuar planin operativ të koduar “Stuhia 2” me qëllim të arrestimit të personave që nga gjykatat kompetente kanë qen të dënuar me burg efektiv për vepra të ndryshme penale dhe ndaj të cilëve ka pasur Aktvendime të plotfuqishme njoftoj policia e Gjilanit.

Remzi Azemi komandant i stacionit policor në Gjilan tha se si rezultat i këtij operacioni policor janë arrestuar 10 persona me kohëzgjatje të vuajtjes së dënimit prej: 1 person 3 vite e gjysmë – burg Efektiv, 1 person 3 vite – burg efektiv, 2 persona dy vite e gjysmë – burg efektiv, 2 persona 1 vit e gjysmë- burg efektiv, 1 person një vit – burg efektiv, 2 persona 8 muaj – burg efektiv dhe 1 person gjashtë muaj – burg efektiv.

Mobi Casa

Operacioni ka filluar dhe mbaruar pa asnjë incident të vetëm , dhe se të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit tha Azemi.

“Policia e Kosovës pran stacionit policor në Gjilan është e vendosur që duke shfrytëzuar të gjitha kapacitet e saj të kryej detyrat e saja që dalin nga Ligjet e aplikuara në Republikën e Kosovës dhe të ofroj siguri për qytetarët e sa”j tha kapiteni Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan./rajonipress/