RCCOLA

Operacioni “Bunkeri” prangos katër gjilanas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të enjten Drejtoria për Hetimin e Krimit tė Organizuar, pas një hetimi disamujor ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale kontrabandim me armë njoftoj zëdhënës i policisë Baki Kelani.

Sipas policisë hetimet kishin të bënin me veprimtari kriminale të një grupi i cili merrej me kontrabandim të armëve.

Operacioni policor i koduar “Bunkeri” është realizuar në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit, dhe ka rezultuar me arrestimin e katër të dyshuarve dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve dhe municionit të cilat janë marrë në cilësi të provave materiale.

Personat e arrestuar dyshohet se në vazhdimësi kanë kryer vepra penale të kontrabandimit me armë të ndryshme, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.

Eco Higjiena

Sipas policisë të arrestuarit janë: G. M.,i lindur më 1987, kosovar/serb, E. Z., lindur më 1948, kosovar/shqiptar, B. B. lindur më 1980, kosovar/shqiptar, S.K. lindur më 1981 , kosovar/shqiptar

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale: 2 (dy) armë automatike AK 47, 1 (një) pushkë M 48, 2 (dy) pushkë gjuetie, 1 (një) pushkë ajrore
, 1 (një) revole kal. 7.65 CZ, 234 (dyqind e tridhjetë e katër) fishekë kalibrash të ndryshëm, 2 (dy) telefona celularë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore tha Kelani./rajonipress/