“Open” Ballkani, një projekt shumëdimensional

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Nexhmedin Saqipi – Nisma për një Ballkan të hapur, me një zonë të lirë tregtare, e kufij të liberalizuar, është projekt i menduar mirë dhe me perspektivë për shqiptarët dhe serbët kombet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik.

Të gjithë ata që e kontestojnë një nismë të tillë të mbarë dhe progresive, ose janë naivë, ose të shantazhuar nga agjentura të ndryshme evropianë, për ta parë Ballkanin si një “bure baruti” dhe kërcënim të paqes, stabilitetit dhe tolerancës së fqinjësisë së mirë.

Vendet Ballkanike, siç janë Shqipëria dhe Serbia, duke llogaritur edhe Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi etj, kanë nevojë për një projekt të tillë të Ballkanit të hapur, pa barrierë politike dhe ekonomike.

Nuk ka të drejtë askush t’ i bllokoj proceset integruese në Ballkan. Shqiptarët dhe serbët duhet t’i zgjidhin problemet shekullore. Një duhet ta kemi të qartë se shtetet janë themeluar nga bashkësia ndërkombëtare për t’i lehtësuar këto procese, e jo për t’i bllokuar dhe izoluar ato.

Ndaj e themi lirisht se projektet e mëdha për qytetarët e Ballkanit, financohen nga ndërkombëtarët. Këtë stil të jetës vet e kemi zgjedhur, karshi botës së konkurrencës së tregut të lirë, ndaj nuk ka bllokim, izolim dhe inate, nga të cilat do të kemi vetëm humbje.

Sfidat

Kush nuk qëndron në tregun e lirë e ka humbjen e sigurt dhe kush nuk luan në këtë drejtim nuk ka fitore. Kosova e cila pretendon të jetë shtet demokratik, nuk guxon të ik nga asnjë iniciativë rajonale e ndërkombëtare.

Për t’i tejkaluar këto sfida, duhet të përfshihen njerëz, të cilët janë të gatshëm dhe kanë vullnet t’i çojnë përpara këto procese e jo të mos luajnë dhe t’i bishtërojnë ballafaqimeve e dueleve. Fundi-fundit këtë çdo shtet e pretendon dhe duhet të përballet me këto sfida. Nuk mund të jesh pjesë e Ballkanit dhe të jesh i izoluar nga ai.

Mjaft, kemi qenë të bllokuar, të hasmëruar dhe të përçarë mes vete, pa një perspektivë evropiane dhe integruese, për çka ëndërrojmë prej vitesh. Tashmë ka perënduar ajo frika që ekzistonte nga komunizmi se integrimi i shteteve në një ish Jugosllavi mund t’i bëjë keq Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo qofshin ata.

Uji Dea

Përfaqësimi

E përgëzojmë kryeministrin shqiptar Edi Ramën, për misionin e tij rreth Ballkanit të hapur, i cili mund të na përfaqësoj denjësisht ne shqiptarëve si Komb. Kryeministri Rama, shquhet për zgjuarësi, fleksibilitet dhe guxim dhe i ka të gjitha tiparet e një politikani bashkëkohor me përmasa evropiane dhe botërore.

Ne nga Lugina e Preshevës ia japim besimin e plotë, që në këto procese të na përfaqësoj dhe ngjashëm duhet të veprojnë edhe kosovarët. Pasi Kosova në planin ndërkombëtar, nuk ka shfaqur interesim për t’na kyçur neve si shqiptarë të Luginës së Preshevës, në bisedimet shqiptaro-serbe në dialogun e Brukselit, duke na llogaritur si diasporë, me çfarë të drejte ajo e konteston besimin e dhënë Edi Ramës, që t’i përfaqësoj në instancat më të larta ndërkombëtare?!

Nëse Shqipëria nuk paska të drejtë me vendos për çështjen e shqiptarëve, si paska të drejtë Kosova të vendos në emër të kombit për Luginën e Preshevës?

Nëse kjo ide qëndron kështu, çfarë të drejte ka dikush të vendos për qytetarët e Luginës, apo të shprehet në emër të saj. Rregullat e lojës vlejnë për të gjithë. E jo të sillemi sipas asaj kur më konvenon nuk ka problem!

Nga e gjithë kjo del se Kosova ka punë me vetveten, ndërsa Edi Rama po ngutet të mos e humb hapin me kohën e cila për ne vlen si ari dhe nuk duhet humbasur.

Mesazhi

Po e mbylli këtë opinion me thënien e kahershme se “Kush nuk niset me kohë në tualet i mbush brekët, e madje mund të qelbet, apo jo?