Uji Dea

Omer Daku, nënkryetar i Komunës së Gjilanit viziton SHBA-në

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Gjatë vizitës në SHBA, janë bërë takime të ndryshme në fushën e transportit urban, parkingjeve, rrugëve , udhëkryqeve dhe çështje të tjera që janë me interes dhe jashtëzakonisht të mirëseardhura për Komunën e Gjilanit dhe rregullimin e saj në sektorin e Shërbimeve Publike, tha ndër të tjera nënkryetari Omer Daku.

Një delegacion nga Komuna e Gjilanit i kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Omer Daku dhe i shoqëruar nga zyrtari i Drejtorisë për Shërbime Publike në fushën e trafikut, Enver Biçkaj e në mbështetje të programit të USAID-it / DEMI, kanë marrë pjesë në një punëtori një javore në qytetin e Goldenit të Kolorados në SHBA, me qëllim të këmbimit të përvojave në fushën e mobilitetit.

Përfaqësimin e pjesëmarrësve në SHBA, USAID-i/ DEMI , pos ndihmës në aspektin material, ajo e ndihmoi edhe me përfaqësim profesional përmes zyrtarit të lartë për ofrim të shërbimeve komunale, Agim Salihu.

Omer Daku nënkryetar i Komunës së Gjilani tha se, kjo është vazhdimësi e bashkëpunimit të Goldenit dhe Gjilanit, ku pas dy vizitave në Gjilan nga ekspertët e Goldenit, edhe Gjilani viziton SHBA, respektivisht Goldenin, me ç’rast morëm edhe përvojat e dy komunave tjera si Boulder dhe Denver.

Më tej Daku tha se edhe takimin zyrtar dhe pritjen e organizuar nga kryetarja e komunës së Goldenit , Marjoril Sloan si dhe menaxherin e shefit – kryeshefin e Goldenit, pastaj Drejtorinë e urbanizmit etj, me të cilët biseduam për praktikat e mira, vështirësitë dhe sfidat e përditshme.

Mobi Casa

Gjatë vizitës në SHBA, janë bërë takime të ndryshme në fushën e transportit urban, parkingjeve, rrugëve , udhëkryqeve dhe çështje të tjera që janë me interes dhe jashtëzakonisht të mirëseardhura për Komunën e Gjilanit dhe rregullimin e saj në sektorin e Shërbimeve Publike, tha ndër të tjera nënkryetari Daku.

Poashtu u punua edhe në trajnimin e aplikimit të softverit Sim trafik 8, ndërsa hapi i radhës është që më 1 shtator të këtij viti, nga qyteti i Goldenit do të kemi në Gjilan edhe 3 ekspert të fushës përkatëse të cilët së bashku me Drejtorinë për Shërbime Publike për dy javë do të punojnë sipas një agjende të përcaktuar së bashku.

Daku tha se deri atëherë dy ekipet do të bëjnë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme, duke përfshirë edhe një anketim me qytetarë në mënyrë që gjatë shtatorit të kemi disa diskutime publike me qytetarët e komunës së Gjilanit që ndërlidhen me fushën e trafikut dhe do të merren mendimet e qytetarëve me qëllim të finalizimit të mëtutjeshëm të dokumentit të SIAP-it dhe fillimit të procedurave për aplikim të transportit urban në qytetin e Gjilanit.

Në Golden grupi u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga stafi profesional i Goldenit me të cilët është punuar çdo ditë me në krye zotin, Dan Hartman. Gjithashtu, grupi nga Gjilani, i shoqëruar me ekspert nga Goldeni, u prit edhe nga zyrtari i lartë për planifikim të transportit regjional në qytetin e Denverit, gjatë gjithë kohës së vizitës, në qytetin e Goldenit valonte edhe flamuri i Kosovës krahas ati të SHBA-së./rajonipress/