UBT

OKB shuan shpresat e Serbisë, nuk përzihet në çështjet e sigurisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Zëdhënësi i OKB’së, Farhan Haq, ka thënë për mediat serbe se nuk i përket OKB’së të përzihet në çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë.

Sipas tij, përgjegjëse për sigurinë e Kosovës është forca paqeruajtëse e NATO-s.

Zëdhënësi Haq ka konfirmuar se OKB është informuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura, ndërsa ka shtuar se në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, forcat ndërkombëtare të sigurisë janë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë.

Hidromorava

Reagimi i zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara erdhi pasi Serbia përmes ministrit Aleksandër Vulin kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar vendimin e qeverisë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës kanë reaguar edhe kryeministri serb Ivica Dacic dhe Zëvendëskryeministri Aleksandar Vucic, të cilët kanë paralajmëruar se do ta ngritin këtë çështje edhe në Bashkimin Europian./rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.