OKB në vend të EULEXi-t!?

Forcat perëndimore duan të ta lëshojnë sa më parë Kosovën dhe me këtë rast SHBA dëshiron të tërhiqet dhe në fund e gjitha do t’i mbetet Bashkimit Evropian, ka vlerësuar ish përfaqësuesi i KB s-ë për Mitrovicën Gerard Gallucci.
“SHBA kaherë ia ka lëshuar misionin për ndërhyrje BS-së duke mbajtur rreth 700 pjesëtarë të vet në KFOR ndërsa gjermanët e kanë dorëzuar udhëheqjen në veri. Edhe pse luajnë rol të rëndësishëm në detyrimin e shqiptarëve, Amerika megjithatë dëshiron të tërhiqet nga Kosova”, konsideron Gallucci në tekstin autorial botuar në sajtin “Transkonflikt”, transmeton koha.net
Duke folur për kërkesat e që misioni i EULEX-it të braktisë Kosovën vitin e ardhshëm, ai ka vlerësuar se EULEX-i mandatin e ka marrë nga OKB dhe se këtë mandat duhet t’ia kthejë OKB-së.
Ai po ashtu ka shtuar se shansi i vetëm është që serbët nga veriu të pranojnë marrëveshjen që përfshin pjesëmarrjen e tyre në kuadrin e Kosovës që e udhëheq Prishtina dhe që çdo gjë të zbatohet në mënyrë neutrale ndaj statusit.
“Kjo praktikisht do të thotë se nuk ka përzierje të zyrtarëve të Prishtinës në veri të çështje lokale”, ka thënë Gallucci, transmetojnë medie serbe.