UBT

Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kanë kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar.

Lekaj, ka thënë se nëse Kurti e hap urën tani atë do ta ketë aty të parin.

“Edhe unë jam për hapjen e urës, edhe unë jam që të mos kemi asociacion me kompetenca ekzekutive, edhe unë jam për shtrirje të sovranitetit, por kemi një dallim, ne si AAK asnjëherë nuk i kemi kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kemi kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar. Pse tani Kurti nuk e hap urën tash? Çfarë matje është ajo me dy kamionë a ka forcë ura me mbajt? Kjo është mashtrim për qytetarët. Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka” ka thënë Lekaj.

Mobi Casa

Sipas Lekaj, Kurti me veprimet e tij populiste dhe të pakoordinuara ka bërë që serbët të mos jenë më të integruar në institucionet e Kosovës.

“Ne kemi pasur integrim të serbëve në veri të Kosovës, edhe në gjyqësi edhe në arsim edhe në shëndetësi dhe tani sot pas 4 viteve ata më nuk janë në institucionet tona dhe nuk janë pjesë përbërëse të shërbimeve që i kanë me kushtetutë dhe me ligj. Me veprimet populiste e të pakoordinuara, na ka sjellë në këtë situate, që tani duhet bukur kohë e madhe që të integrohen në institucionet e Kosovës”, ka shtuar Lekaj. /Tëvë1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.