OKB: Më së gjati jetojnë shqiptarët, më së shkurti serbët
Sipas të dhënave të hulumtimit të Kombeve të Bashkuara për të jetuarit mesatar të banorëve në Ballkanin Perëndimor, del se shqiptarët jetojnë më se gjati, kurse serbët më së shkurti.
Sipas të dhënave të këtij hulumtimi, mosha mesatare te të jetuarit në Shqipëri është 76,4 vjet, ndërsa femrat jetojnë me gjatë se meshkujt – 79,7, respektivisht 73,4.
Më se shkurti në Ballkan jetojnë serbët, mesatarisht 74 vjet – meshkujt 71,8, kurse femrat 76,3 vjet.
Sipas analizave të cilat në bazë të raportit të OKB-së i ka përpiluar Analdolia, pas Shqipërisë, më se gjati jetojnë banorët e Kroacisë, mesatarisht 75,7 vjet.
Në Mal të Zi është 74,5 vjet, pastaj në Maqedoni 74,2 vjet.
Nga vendet tjera në rajonin e Evropës Juglindore, më se gjati jetojnë grekët me mesatare 79,5 vjet, pason Sllovenia me 77,9, Hungari me 73,3, Bullgaria me 73,0, Rumania me 72,5 dhe Turqia me mesatare prej 71,8 vjet. (ORAinfo)