ARKATANA

OKB i “konverton” shqiptarët në serbë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Hysen Boroci bashkë me dhjetëra shqiptarë punojnë në misionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Sudan dhe vende tjera në Afrikë por OKB-ja ua mohon atyre të deklarohen si shqiptarë të Kosovës, në bazën e të dhënave të dokumenteve zyrtare. Ata detyrohen që ta zgjedhin si shtet të tyre Serbinë ndërsa nacionalitetin e kanë të obliguar ta deklarojnë si serb.

Boroci ka treguar për “Tribunën” se për këtë çështje janë ankuar deri te Zyra e Sekretarit të OKB-së Ban Ki-Moon në Nju-Jork, por përgjigjja ka qenë negative.

FIDANISHTJA

“Unë kam punuar në UNMIK prej pasluftës në Kosovë, ndërsa në prill të vitit 2008 kam shkuar si staf ndërkombëtar i OKB-së në Sudan. Në vitin 2008 mund të regjistroheshim atje si shqiptarë të Jugosllavisë, por në vitet e fundit e kanë ndryshuar edhe këtë dhe na kanë obliguar që të deklarohemi si serbë të Serbisë.

Pra përveç që e kanë hequr Jugosllavinë, nuk e kanë futur fare Kosovën dhe shtetësinë shqiptare apo kosovare”, ka thënë Boroci, i cili punon si teknik elektrik në misionin e OKB-së që quhet UNAMID në Sudan.(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.