ARKATANA

OJQ-të: E papranueshme sjellja e kryetarit Lutfi Haziri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – E dënojmë sulmin e sotëm që iu bë anëtarëve të shoqërisë civile në Gjilan dhe gazetarit të kallxo.com, Taulant Osmani, gjatë protestës paqësore, si shprehje e qytetëruar dhe demokratike ndaj parregullsive të Komunës së Gjilanit në procesin e zhvendosjes së monumentit. Përdorimi i dhunës, sulmeve, kërcënimeve, fyerjeve dhe nxitjes përmes gjuhës së urrejtjes, për të penguar fjalën e lirë, të drejtën e shprehjes qytetare, dhe punën e gazetarëve gjatë raportimit të tyre, është e pa pranueshëme. Si të tillë ne e dënojmë. Është e pa pranueshme sjellja e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, i cili, në vend se të konsideroj sugjerimet e argumentuara nga OJQ-të e Gjilanit, i quan këto sugjerime “nga një grup të rinjësh” që nuk e njohin historinë. Zt. Lutfi Haziri, në deklaratën e lëshuar nga komuna fletë në emër të “Idriz Seferit” duke e polarizuar debatin. Kërkesa jonë është e qartë. Komuna duhet të reflektoj për shkeljet rregullative me rastin e zhvendosjes së shtatores.

Shkeljet janë: mos-informimi i publikut, mungesa e debateve publike, mungesa e procesverbaleve, mungesa e miratimit të zhvendosjes nga Kuvendi Komunal. Kryetari i Komunës, në vend të komunikimit, po promovon nxitjen e urrejtjes.

UBT

Një sqarim, ne, si organizator, i gëzohemi sjelljes së shtatores së Idriz Seferit. Në këtë rast, ne vetëm kërkojmë që zhvendosja e shtatoreve të bëhet në mënyrë e paraparë, të konsiderohen sugjerimet e argumentuara, e jo të nxitet urrejtje. Linku që qartëson parregullsitë: http://bit.ly/2ABUlaZ . Ne kërkojmë që rasti të hetohet sa më herët nga institucionet relevante thuhet në reagimin e OJQ, Kartoni i Kuq & Varg e Vi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.