Hidromorava

OJQ-të dhe Rinia në Viti, pengë i politikës destruktive të qeverisjes komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Valmir Sahiti – Qeverisja lokale në Viti, konkretisht kryetari i komunës z.Sokol Haliti në programin e tij zgjedhor pat premtuar 1 milion euro subvencione për rini duke siguruar për paanshmëri dhe përkrahje të vazhdueshme për rininë.

Sot kur Vitia qeveriset nga Sokol Haliti jo që nuk janë përmbushur premtimet zgjedhore, por rinia është politizuar skajshmërisht dhe demokracia ka filluar të humbë vlerat e saj.

Ligji Nr.03L-145 parasheh mirë rolin dhe detyrat e rinisë ku përfshihen edhe detyrat dhe përgjegjësit e institucioneve komunale për mbështetjen e rinisë.

Sipas këtij ligji parashihet roli i komunës në mbështetje të KVRL-ve dhe ndërtimin e licencimin e qendrave rinore në të cilat do të zhvilloheshin aktivitetet e ndryshme rinore.

Uji Dea

KVRL në komunën e Vitisë është tërësisht partiake dhe meriton të quhet degë e forumit rinor të LDK-së, ky institucion është krijuar siç duket sa për të kënaqur apetitet e kryetarit të komunës së Vitisë.

Gjendja e njëjtë paraqitet edhe me OJQ-të në komunën e Vitisë. Dihet fare mirë që organizatat joqeveritare janë themelet e demokracisë por DKRS në komunën e Vitisë po mundohet të censuroi mendimin e lirë dhe të mbështesë vetëm organizatat joqeveritare që iu përshtaten politikave të tyre dhe janë lënë anash organizatat më të rëndësishme joqeveritare që veprojnë në Viti.

Shkrimin tim po e përfundoj me këtë thënie: “Rinia janë udhëheqësit e së nesërmes dhe shpresa e së ardhmes. Mbi supet e tyre ngrihen civilizimi, qytetërimi dhe historia e lavdishme. Tek ata varen shpresat,ëndrrat dhe zemrat. Rinia është pasuria e një populli dhe fshehtësia e forcës së tij. Nëse dëshironi ta dini të ardhmen e një populli, mos pyetni për pasurinë që ka, por shiko të rinjët e tij”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.