RCCOLA

OJQ rinore demantojnë sektorin e kulturës të LDK-së

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Rreth akuzave që ka bërë sektori i kulturës së LDK-së ka reaguar KVRL e cila ka demantuar akuzat duke ofruar dhjetëra projekte që janë përkrahur në kulturë dhe rini nga ana e Qemajl Mustafës dhe Selver Xhelilit.

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjilan(KVRL) si Këshilli më i lartë i përfaqësimit të Rinisë ka reaguar ashpër ndaj akuzave të sektorit të LDK-së, duke mbrojtur punën e Selver Xhelilit dhe angazhimin e Qemajl Mustafës në kulturë dhe rini. Ardit Ajvazi nga KVRL ka thënë se “Ne si këshill jemi të kënaqur me angazhimet dhe kontributin që kanë dhënë këto institucione për rinin dhe synimet që i kanë për të ardhmen, ngase çdo projekt që u është adresuar këtyre institucioneve është përkrahur çdo herë me mundësit që i kanë pasur në dispozicion ,pavarësisht buxhetit të vogël, ata kanë bërë përpjekje dhe njëkohësisht na kanë përkrahur në projektet për Rini”.

Sipas KVRL-së me përkrahjen e Zyrës së Kryetarit dhe DKRS-ës janë mbajtur nga data 30pPrill 2010, këto projekte:Fuqizimi i rinise Rurale në Zhvillimet Rajonale dhe Institucionale i financuar nga Kuvendi Komunal Gjilan, projekti me afër punësimit i financuar nga Kuvendi Komunal Gjilan,projekti “Pajtimi ndër etnik dhe zhvillimi i komunitetit ” të financuar nga Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe zhvillimit Rural,Kuvendi Komunal i Gjilanit,Ministria e Kulturës,Rinise dhe Sporteve.

KVRL ka përmendur edhe projektet tjera si:projektin ” Ideja për themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit” nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë dhe Kuvendi Komunal Gjilan. Projekte me Qendrën Rinore të financuar nga Banka Botërore,Projektin ne involvimin e të rinjve me nevoja të veçanta nga Ambasada Italiane,Projektet që janë në partneritet të implementimit me programet me OJQ vendore dhe ndërkombëtare,projekti për student më të avancuar të Financuar nga Kuvendi Komunal Gjilan .Projekti për Involvimin e të rinjve të Komuniteteve jo shumicë në KVRL i financuar nga OSBE.

KVRL ka demantuar sektorin e kulturës së LDK-së duke ofruar edhe raste tjera si:projekti për fuqizimin e Rinisë Rurale në Zhvillimet Komunale dhe institucionale,themelimi i strukturave rinore Rurale dhe integrimi i të rinjve nga Zonat Rurale në KVRL dhe në proceset vendimmarrëse , që deri më tani kemi krijuar 10 Klube Rinore në fshatrat e Gjilanit, i financuar nga Organizata Gjermane GIZ.

Projekti për ngritjen e kapaciteteve menaxhuese nga të rinjtë ku kemi arritur deri më tani t`i trajnojmë mbi 2200 studentë, projekt ky i financuar nga Kuvendi Komunal Gjilan,projekti për inventarizimin e Zyrës së KVRL i financuar nga Organizata Gjermane GIZ.

Përpilimi strategjisë së Veprimit të KVRL në Gjilan i financuar nga Drejtorati për Rini,Kulturë dhe Sporte ,strategji kjo e cila ka marrë dritën e gjelbër edhe nga Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka kaluar nga Komiteti për Kulturë,Rini dhe Sporte, tani është në procedurën e Komitetit për Politik dhe Financa që realisht pritet të del në Asamblenë Komunale për Miratim,që njëkohësisht i mbetet sfidë kryesisë se re të KVRL-se për zbatim.

Mobi Casa

Ngritja e nivelit të pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje dhe Integrimi i të rinjve në institucionet relevante me qëllim të shkëmbimit të njohurive.

KVRL ka përmendur edhe shumë projekte tjera ku Selver Xhelili ka ndihmuar rininë e Gjilanit,duke filluar nga shumë aktivitete sportive dhe turne të ndryshëm në futboll,basketboll,volejboll dhe sporte tjera e që janë përkrahur nga DKRS-ja. Forcimin e trekëndëshit në mes KVRL-Gjilan,me këshillin e nxënësve,studentëve dhe të shoqërisë civile.

Projekti për realizimin e ngritjes së kapaciteteve të rinisë shkollore,projekt i financuar nga drejtorati për Arsim i Komunës së Gjilanit,fushata avokuese,lobuese tek institucionet komunale,qendrore,donator të ndryshëm dhe biznese për ndërtimin e një shtëpie të rinisë.

Aktivitete dhe fushata avokuese për ngritjen e nivelit të vendimmarrjes së të rinjve në institucione, projekte për ngritje të kapaciteteve funksionuese,organizimi i Javës së Filmit Studentor në Teatër i financuar nga DKRS, projekti i përbashkët me zyrtarin e rinisë në lidhje me një hulumtim profesional për gjendjen dhe pozitën e rinise,vizita Studimore në Turqi , Shqipëri , e përkrahur nga Kuvendi Komunal Gjilan, shpallja e rinisë së Gjilanit si rinia më e dalluar në Kosovë.

KVRL ka përmendur në reagim edhe shumë vizita studimore jashtë vendit si në Bursa,Stamboll,Dubrovnik ku janë nënshkruar edhe marrëveshje me Universitetet e këtyre qyteteve dhe shumë shpejt të rinjtë që do t`i përfundojnë studimet në Kosovë munden me vazhdua studimet në këto Universitete.

Këto janë vetëm disa nga aktivitetet që janë realizuar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe që janë përkrahur nga Zyra e Kryetarit dhe DKRS-ja.

KVRL do të vazhdojë që të përkujdeset për rininë e Gjilanit dhe i bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që mos ta politizojnë rininë,por ta përkrahin atë në të gjitha fushat thuhet në reagim/rajonipress/