RCCOLA

OJQ “Gruaja Hyjnore” me rekomandime konkrete për Qeverisjen Komunale

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në pjesëmarrje të seancës së Kuvendit Komunal të Gjilanit, ne si organizatë joqeveritare, së bashku me gratë aktive të Gjilanit, dërguam disa nga rekomandimet të cilat i gjeni më poshtë:

Mobi Casa

1. Përfaqësimi i grave në ekzekutivin e qeverisjes lokale, të përfaqësohen gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë (50/50) në vendimmarrje
2. Komiteti i Barazisë Gjinore të shndërrohet në Komitet Konsultativ i Barazisë Gjinore që të merr pjesë shoqëria civile.
3. Hartimi i Strategjisë për Barazi Gjinore në përgjithësi, ose i Strategjisë së Grave në Ekonomi e Zhvillim Rulal, pasi që Komuna e Gjilanit ka pasur Strategjinë për Gratë në Biznes për periudhën 4 vjeçare deri në vitin 2021, andaj duhet që ky dokument të hartohet prapë ku ka të bëjë me Fuqizimi Ekonomik te Grave.
4. Dokument-analizë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor të të gjitha drejtorive në Komunën e Gjilanit sepse analiza për vitin 2021 dhe planifikimi për vitin 2022-Analizë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Komunën e Gjilanit në krye me drejtoren Deniza Limani gjatë mandatit të kaluar, në bashkëpunim me OSCE, gjegjësisht me Sadete Tërnava Osmani nga OSCE ka përgatitur një dokument te tillë që të shërbejë si model për drejtoritë tjera.
5. Të alokohet buxhet i mjaftueshëm për Zyrën për Barazi Gjinore që në bashkëpunim me organizatat aktive qe merren me te drejtat e grave, OJQ-te e ndryshme aktive që zhvillojnë aktivitete në mënyrë që të mundësohet përmbushja e aktiviteteve që lidhen me avancimin e barazisë gjinore në komunën tone.
6. Monumenti i Gruas që është në proces e sipër të jetësohet e të përurohet më 8 Mars, si datë propozuese.
7. Hapësirë dedikuese për organizatat joqeveritare të komunës sonë, zyre dhe mbështetje ne inventarizim të zyrave
8. Funksionalizimi i një Qendre të Gruas, ku shoqatat e grave aktive, me u lokalizu në veprimin në ato që janë aktive, ku shumë emra thirren në shoqata të grave e shoqata tjera por janë pak aktive dhe kërkojmë të bëhet klasifikimi i shoqatave duke u bazuar në aktivitetet e tyre dhe projektet e iniciativat e marra.
9. Krijimi i librezave për vullnetar (të ketë librezë vullnetarizmi për punë vullnetare duke mos kufizuar moshën apo gjininë)
10. Krijimi i databazës për OJQ dhe vullnetarë që të bëhet gjithepërfshirja në aktivitete të ndryshme.
Urojmë kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, z. Arianit Sadiku dhe mbesim të hapur për bashkëpunim në të mirë të komunitetit.