RCCOLA

OJQ Fortesa : Kryetar, mos u përziej në punët e Kuvendit ?

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, po e përdor praninë e tij në Kuvend për t’i bërë trysni këshilltarëve në vendimet që merren. Rasti i seancës së fundit, kur Surdulli ndërhyri për ta heq një pikë nga rendi i ditës është presion direkt mbi këshilltarët komunalë dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit thuhet në reagimin e OJQ Fortesa.

Organizata Joqeveritare “Fortesa” në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) dhe 12 OJQ lokale në gjitha rajonet e Kosovës kanë ndërmarr iniciativën “Angazhimi Civil për Transparencë dhe Llogaridhënie në Nivel Lokal”.

Në kuadër të kësaj iniciative OJQ “Fortesa” monitoron në vazhdimësi komunën e Kamenicës dhe procesin legjislativ të saj. Përmes kësaj iniciative synohet avancimi i procesit legjislativ në komunë dhe angazhimi i qytetarëve dhe grupeve të interesit në procesin legjislativ. Po ashtu, kjo iniciativë avokon reforma në nivelin lokal që konsiderohen të rëndësishme për interesin publik.

Uji Dea

“Fortesa” duke monitoruar seancën e fundit të Kuvendit Komunal i ka tërhequr vërejtjen Shaip Surdullit se po u bënë trysni këshilltarëve. “Kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, po e përdor praninë e tij në Kuvend për t’i bërë trysni këshilltarëve në vendimet që merren. Rasti i seancës së fundit, kur Surdulli ndërhyri për ta heq një pikë nga rendi i ditës është presion direkt mbi këshilltarët komunalë dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Kërkesës së një qytetari për ndërtimin e një ure, i ishte dhënë viza për Kuvend nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe me këmbënguljen e Surdullit, ajo u hoq nga agjenda, çka e detyroi opozitën t’i braktis punimet e Kuvendit” thuhet në reagim.

Tutje thuhet se tendencat e Surdullit për të ndërhyrë në vendimet që merr Kuvendi, janë vazhdimisht në rritje. “Ne, si organizatë i bëjmë thirrje që t’i mbajë larg duart nga legjislativi dhe ta lejoj këtë organ të funksionoj dhe t’i kryej detyrat normalisht. Kërkojmë edhe nga kryesuesi i Kuvendit, Enver Mavriqi, që ta respektoj rregulloren e punës dhe të mos përdor standarde të dyfishe gjatë drejtimit të seancave. Dhe më e rëndësishmja, ftojmë këshilltarët komunalë, që të përqendrohen në çështje përmbajtjesore dhe ta mbrojnë e përfaqësojnë interesin e qytetarit, çka në të shumtën e rasteve, pikat më të rëndësishme kalojnë pa debat” përfundon reagimi i Fortesës./rajonipress/