ARKATANA

OJQ Fortesa e brengosur për shpenzimet enorme për dreka e darka

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ua kujtojmë këshilltarëve komunalë dhe drejtuesve të ekzekutivit se nderim më i madh për arsimtarët do të ishte krijimi i kushteve më të mira për punë, investimet në shkollat ku mungon uji i pijes, punësimi i arsimtarëve pa dallime partiake dhe ndërprerja e pazareve me ndarjen e orëve mësimore thuhet në reagim.

OJQ “Fortesa, ka shprehur shqetësimin për trendin në rritje të shpenzimeve nga zyrtarët komunalë të Kamenicës.

OJQ Fortesa dhe KDI janë marrë me rastin e fundit të shpenzimit prej 3 mijë e 900 eurove për një darkë me arsimtarët është e papranueshme për taksapaguesit. “Ua kujtojmë këshilltarëve komunalë dhe drejtuesve të ekzekutivit se nderim më i madh për arsimtarët do të ishte krijimi i kushteve më të mira për punë, investimet në shkollat ku mungon uji i pijes, punësimi i arsimtarëve pa dallime partiake dhe ndërprerja e pazareve me ndarjen e orëve mësimore”.

Fundamenti

Për ndarjen e 3 mijë e 900 eurove për një darkë, me kërkesën e drejtorisë së Arsimit, Kuvendi i Kamenicës ka vendosur në një kohë të rritjes së kërkesave për asistencë sociale dhe në një kohë ku skamnorët nuk ia lëshojnë derën krerëve të komunës dhe Kryqit të Kuq.

Gjithashtu në një kohë, ku komuna e Kamenicës ka ndarë vetëm 5 mijë euro për tërë vitin, si buxhet emergjent për rastet e tilla. Në mënyrë që të mos përsëritet viti 2012, ku shpenzimet për dreka zyrtare ishin enorme, rreth 44 mijë euro, ia rikujtojmë edhe kryetarit Shaip Surdulli, edhe drejtorëve komunalë se vendet e tyre të punës janë në zyrat e Komunës, e jo në kafiteri e restorante thuhet në reagimin e KDI dhe Fortesës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: