Fundamenti

Oftalmologu Ardian Shabani këshillon rëndësinë e bartjes së syzeve të diellit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Oftalmologu i njohur Kosovar, Dr.Ardian Shabani, poashtu njëri ndër Otalmologut më të respektuar në shtetin e Kosovës, me shumë profesionalizëm ka spjeguar pasojat dhe preventivën e syzeve të diellit gjatë kohës verore.

Dr.Shabani ka theksuar se në të shumtën e rasteve populli ynë nuk është i kujdesshëm dhe nuk ka njohuri të duhura për bartjen e syzeve të diellit. “Rëndësia e syzeve të diellit ka kuptim jashtëzakonisht të madh tani kur jemi në stinën e diellit, ku shumica e popullatës e duan diellin, detin e plazhin. Kjo rëndësi duhet të kuptohet shumë seriozisht sepse në të kundërtën do të mund të kemi probleme serioze me sytë, duke e ditur se sytë janë pasqyra e shpirtit, mirëpo duhet kuptuar se në çdo ambient të hapur ne i rrezikojmë në një masë shumë sytë, duke e ditur se syri është organi mëiI ndjeshëm ndaj dritës së diellit dhe ekspozimet e gjata ndaj rrezeve ultravioletë, mund të shkaktojnë plakjen e syrit dhe dëmtimin e shikimit, si katarakti apo shkatërrimi i retinës së syrit gjerë tek humbja e shikimit”, ka bërë të ditur oftalmologu i njohur Dr.Ardian Shabani.

Dr.Shabani këshillon se syzet e diellit duhen të jenë cilësore në të kundërtën ato nuk kanë vlerë. “Mos harroni të mbani syze të diellit në plazh ku sipas meje është rregulli numër një, por syzet duhen të jenë të cilësisë së mirë në të kundërtën ato nuk kanë asnjë vlerë. Kujdes të veçantë duhet treguar moshat e thyera dhe fëmijët, por poashtu edhe të rinjët duhet të mos jenë indiferent në mbajtjen e syzeve të diellit, pasi që sytë dhe karakteristikat e syve ndryshojnë sipas tipareve të secilit ku në këtë rast vlen ngjyra e syve, për shembull: një person me lëkurë me ngjyrë të hapur ka më pak pigmnet të iridës së syrit ndaj është më i ndjeshëm – sa më e errët të jetë ngjyra e bebzës së syrit aq më e vogël është sasia e dritës së diellit që depërton tek syri”, këshillon Dr.Shabani.

UBT

Oftalmologu Dr.Ardian Shabani, ka dhënë edhe disa këshilla se si duhet patur kujdes gjatë rrezitjes nga dielli. “Rreziku i rrezatimit nga dielli është i pranishëm edhe nëse qëndroni në hije të çadrës, ndërsa në këtë periudhë rrezet Ultra te Kuqe kanë epërsi më të madhe për të goditur zonat e djegura në trup duke krijuar infeksione apo tumoreve të lëkurës, duke tharë lëkurën e ndjeshme, ndaj të gjithë personat që kanë lëkurë të ndjeshme duhet të kenë shumë kujdes gjatë marrjes së rrezeve të diellit”.

Oftalmologu Dr, Ardian Shabani i cili është i respektuar anembanë shtetit të Kosovës e më gjerë ka theksuar fuqishëm që popullata duhet të jetë vigjilent me sytë dhe të jenë të kujdesshëm në çdo moment, në të kundërtën ata do të përballen me dhimbje të mëdha dhe me humbjen e shikimit./rajonipress/