Oferta e LV-AKR-së do të triumfojë në balotazh

Ish-kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë me dije se marrëveshja për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje do ta sjellë fitoren e Shpend Ahmetit në balotazh.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur në suksesin e këtij bashkëpunimi, duke thënë se programi i përbashkët i këtyre dy partive do të mbështetet edhe nga elektorati i subjekteve të tjera.
Selim Pacolli ka treguar se në këtë marrëveshje është paraparë vetëm harmonizimi i dy programeve dhe jo ndarja e posteve politike.
Sipas Pacollit, 80 për qind e programit të tij është përfshirë në marrëveshjen e arritur me LV-në, duke përfshirë zhvendosjen e UP-së dhe të ndërtesës së Qeverisë prej qendrës së Prishtinës.