Fundamenti

OEK-u e di ryshfetin tek bizneset

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Për ryshfet, bizneset janë ankuar edhe në Odën Ekonomike të Kosovës. Por, gjithçka ka mbetur në nivel të fjalëve dhe asgjë më shumë. Sekretari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në një intervistë për gazetën Tribuna, thotë se afaristët në të shumtën e rasteve frikohen dhe nuk ofrojnë fakte të cilat mund të procedohen tek organet e drejtësisë.

Institucionet që merren me hetimin e këtyre rasteve, sipas tij kërkojnë letra dhe emra konkret. “Për këtë u kemi thënë bizneseve që rastet t’i paraqesin në këtë mënyrë”, thotë Rukiqi. Mos paraqitja e rasteve me fakte, ai pohon se nuk do të thotë që bizneset nuk po e thonë të vërtetën.

Mobi Casa

Ata sipas tij përballen edhe aktualisht më këtë dukuri, por nuk kanë guxim ta thonë atë publikisht. Rukiqi thotë se bizneset në Kosovë po përballën me shumë probleme, derisa kërkon nga Qeveria të bëjë më shumë në përmirësim të klimës ekonomike në vend…(Tribuna).