Fundamenti

OEAK, e shqetësuar me prokurimin publik

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes një deklarate për medie, ka shprehur shqetësimin e saj përkitazi me shkeljet e vazhdueshme në aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë.

“Shqetësimet e Odës Amerikane por edhe të komunitetit të biznesit në përgjithësi konsistojnë në mënyrën e vlerësimit të ofertave tenderuese, të bazuar kryesisht në kriterin e çmimit më të ulët, pavarësisht faktit se Ligji i Prokurimit Publik parasheh edhe dhënien e tenderëve për operatorët ekonomikisht më të favorshëm”, thuhet në komunikatë.

”Oda Amerikane dëshiron të theksojë se shkeljet në prokurimin publik, përmes favorizimit të operatorëve të caktuar ekonomikë, jo vetëm që paraqesin shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik, por ato gjithashtu cenojnë edhe Kushtetutën e vendit, e cila i obligon institucionet që të sigurojnë një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tregut dhe lirinë e aktivitetit ekonomik, si dhe të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe të gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme”, thekson Oda Amerikane.

GRANDEMALL

Shkeljet në prokurimin publik rezultojnë nga mënyra se si përpilohen specifikacionet teknike, të cilat në shumicën e rasteve përcaktojnë paraprakisht fituesin e tenderit, nënvizon Oda Ekonomike Amerikane.

”Prandaj, Oda Amerikane u bënë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që janë përgjegjëse për implementimin e ligjit në fjalë dhe organeve të prokurimit publik që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për shmangien e praktikave të tilla në të ardhmen të cilat vështirësojnë edhe më tej konkurrencën e lirë dhe mjedisin tashmë të vështirë për të bërë biznes në vend. Përmirësimi i sistemit të prokurimit publik do të ndihmonte po ashtu në masë të madhe edhe menaxhimin e financave publike, duke eliminuar mundësitë e shpërdorimit të parasë së taksapaguesve kosovarë”, vlerëson përmes një njoftimi Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.