Fundamenti

Oda kërçovare në Zvicër i ndau mirënjohje edhe Florim Useini

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Mirënjohjet u ndajtën nga z. Rexhep Demiri, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Rreth sofrës kërçovare ishin edhe kryetari i shoqatës Kulturore – Zvicër, z.Resul Mehmedi me ish kryetarin Begzat Limani, kryetari i shoqatës Zajazi, z. Gëzim Ramazani , kryetari i shoqatës H.Cërvica, z. Ali Spahiu, Shoqata Kollara, z Efrim Limani, afaristi, Avni Mustafa, etj.

Bashkatdhetarët tanë, po organizohen në forma të ndryshme në gjithë diasporën tonë me të vetmin qëllim, për të ruajtur e trashëguar kulturën tonë të lashtë dhe përmes këtyre takimeve, po nderojnë edhe personalitete, që nuk janë ndalur e nuk po ndalen për të mirën e çështjes kombëtare në diasporë. Oda kërçovare është e njohur jo vetëm në Zvicër, aty takohen veprimtarë të shumtë, kuvendojnë, këndojnë dhe bashkëbisedojnë për halle të ndryshme. Se kërçovarët janë të bashkuar mes veti, kjo nuk do koment, ata janë shumë të lidhur me njëri tjetrin, duke respektuar e vlerësuar secilin për pozitën që kanë.

Kemi pasur mundësi ti përcjellim edhe nëpër manifestime të shumta nëpër Zvicër që i kanë pasur kërçovarët. Kësaj here, po ndalemi te mbrëmja e djeshme, ku ishin mbledhur disa bashkatdhetarë te oda kërçovare. Oda kërçovare në Cyrih drejtohet nga, z.Argjend Lika, një atdhetarë i devotshëm. Oda kërçovare ka një pamje shumë të bukur, ku të duket vetja se vërtet je në një odë në Kërçovë.

Veshjet kombëtare, flamuj kombëtarë, sofra, qiftelia, plisi dhe portrete të atdhetarëve shihen gjithandej odës.
Me një mikëpritje tipike kërçovarçe, vinin musafirët dhe z.Argjend Lika i mirëpritke dhe falënderonte. Musafirët ishin me ftesa. Në këtë takim ishte edhe ambasadori I Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Zvicrës, z.Rexhep Demiri. Mbrëmja e së shtunës ishte paksa më e veçantë, sepse në shenjë falënderimi për mbështetjen, ruajtjen dhe kultivimin e kulturës sonë kombëtare u ndanë mirënjohje për disa veprimtarë dhe në mesin e tyre ishte edhe z.Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore.

Mobi Casa

Mirënjohjet u ndajtën nga z. Rexhep Demiri, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Rreth sofrës kërçovare ishin edhe kryetari i shoqatës Kulturore – Zvicër, z.Resul Mehmedi me ish kryetarin Begzat Limani, Kryetari i shoqatës Zajazi, z. Gëzim Ramazani , kryetari i shoqatës H.Cërvica, z. Ali Spahiu, Shoqata Kollara, z Efrim Limani, afaristi, Avni Mustafa, këngëtari i mirënjohur, z. Ymer Bajrami, Elham Duraku, Xhevdet Spahiu, Vait Nasufi, Bashkim Begzati, Arbër Jetullai, Selam Masllani, Zenun Gashi, Remzi Ameti, Elham Duraku, kavallisti Mexhait Ramadani dhe shumë aktivista dhe përkrahës të tjerë të kulturës dhe traditës.

Pas ndarjes së mirënjohjeve, me këngë të bukura burimore u përmbyll edhe mbrëmja, që për të gjithë që ishin të pranishëm do të kujtohet për së miri si një ngjarje, që do të duhej të ketë sa më shpesh.

Edhe z.Florim Useini për medien tonë, ndër të tjera vlerësoi lart punën që po bënë drejtuesi i kësaj Qendre, z.Argjend Lika me bashkëpunëtorë dhe falënderoi me fjalët më të mira të mundshme të gjithë kërçovarët, por në veçanti edhe ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Rexhep Demiri për prezencën dhe për përkrahjen e tij të madhe që po i bënë, duke e kujtuar se ishte e shtune ditë pushimi, ai nuk po i ndalet mërgatës sonë, thuajse në çdo manifestim të mirë për ti përkrahu dhe natyrisht edhe për të bashkëpunuar.

Oda kërçovare është një shembull shumë i mirë, që do t`i mbetet gjeneratave, që do të vijnë, sepse më mirë të bashkohen rreth sofrës e duke kujtuar vendin e të parëve, duke kënduar shqip dhe kuvenduar, sepse ndihmo në ruajtjen e gjuhës e traditave tona kombëtare. / Dashnim Hebibi/