Fundamenti

Oda Amerikane : Qeveria e re e Kosovës duhet të përqendrohet te energjia, investimet dhe reforma ekonomike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret themelimin e institucioneve të reja legjislative dhe ekzekutive, të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, si një reflektim i qartë i funksionimit demokratik të vendit.

“Konstituimi i shpejtë i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe votimi i kabinetit të ri qeveritar, në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor, përbëjnë një tregues të rëndësishëm të pjekurisë politike dhe të konsolidimit institucional”.

Në këtë fazë të re të qeverisjes, Oda Amerikane thekson nevojën për një agjendë të qartë dhe të qëndrueshme reformash ekonomike, e cila do të adresonte sfidat strukturore dhe do të përshpejtonte rritjen ekonomike.

“Një fokus i veçantë duhet t’i kushtohet sektorit të energjisë, përfshirë diversifikimin e burimeve energjetike dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit, si dhe krijimit të kushteve të favorshme për investime strategjike në infrastrukturë moderne dhe energji të pastër. Po ashtu, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe harmonizimi i sistemit arsimor me kërkesat e tregut të punës mbeten elemente kyçe për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës”.

Oda Amerikane nënvizon gjithashtu rëndësinë e fuqizimit të bazës industriale edhe përmes tërheqjes së investimeve të huaja direkte, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët strategjikë të Kosovës.

ARKATANA

“Përmirësimi i klimës së të bërit biznes përmes sundimit të ligjit, sigurisë juridike, reduktimit të barrierave administrative dhe rritjes së transparencës në vendimmarrje duhet të jetë prioritet i menjëhershëm i institucioneve të reja”.

Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e reformave ekonomike kanë mbetur të vonuara për më shumë se një vit, Oda Amerikane mirëpret mundësinë që mandati i ri qeverisës të shfrytëzohet për t’i shtyrë përpara këto reforma në mënyrë të koordinuar dhe me vizion afatgjatë.

Në këtë drejtim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë bën thirrje për një bashkëpunim më aktiv dhe të qëndrueshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.

“Vetëm përmes dialogut të rregullt dhe partneritetit të mirëfilltë mund të sigurohet përshpejtimi i zhvillimit socio-ekonomik, rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimi i pozitës së Kosovës si një destinacion serioz dhe i besueshëm për investime”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.