Mobi Casa

O’Connell: S’ka imunitet për politikanët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell ka thënë se Kosova duhet ta ndalë imunitetin ndaj personave me pozita të larta.

Sipas tij ky lloj imuniteti joformal ndaj politikanëve duhet të ndalet menjëherë.

ARKATANA

Këto komente O’Connell i ka bërë në intervistën dhënë gazetës “Zëri”.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që ideja kryesore e pandëshkueshmërisë është supozuar edhe imazhi i drejtësisë së Kosovës që njerëzit me pozita të larta kanë një lloj imuniteti joformal. Kemi pasur rastin, për shembull, ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut që është lejuar, edhe pse është dënuar me burg, të ikë dhe është lejuar të jetojë në qetësi, në liri në Suedi. Pra, kjo ka krijuar ide që kanë një lloj imuniteti joformal. Është shumë e rëndësishme që kjo të ndalet menjëherë edhe nëse paditet dikush prej Gjykatës Speciale edhe unë nuk kam asnjë ide se në çfarë drejtimi do të shkojë Gjykata Speciale, por nëse dikush paditet është shumë e rëndësishme që të paraqitet para drejtësisë”, ka deklaruar O’Connell për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.