O’Connell i shqetësuar me kërcënimet ndaj prokurorëve

Britania e Madhe i ka marrë me shqetësim kërcënimet e fundit ndaj prokurorëve në Kosovë. Kështu ka deklaruar ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, në Konferencën Rajonale Kundër Korrupsionit.
Për të luftuar korrupsionin, O’Connell ka kërkuar përkrahjen politike, raporton Zëri.Info
“Duhet përkrahje politike. Britania ishte e shqetësuar për kërcënimet e fundit kundër prokurorëve. Lufta Kundër Korrupsionit nuk duhet të mbyllet brenda njërit ose tjetrit shtet”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, ka ofruar edhe mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Në këtë organizim po marrin pjesë përfaqësues nga institucionet kosovare dhe përendimore: Presidenti Hashim Thaçi, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë Natalia Apostolova, ambasadori britanik Ruairi O’Connell, ambasadori italian Piere Cristoforo Sardi, përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë Ulrika Richardson, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit Shaip Havolli dhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu./ZËRI/