RCCOLA

Objekti modern- infrastruktura e mangët

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Drejtori i shkollës në lagjen e tetë Adem Mehmeti thotë se shkolla edhe pse duket moderne, asaj i mungojnë kabinetet, biblioteka shkollore, palestra sportive. Shkolla denjësisht prezantohet në të gjitha garat e nivelit lokal dhe kombëtar.

E njohur si lagja e tetë e qytetit në Gjilan e cila ka mbi 800 shtëpi, ajo tashmë ka një shkollë shumë moderne e cila është ndërtuar pas ardhjes në pushtet të Qemajl Mustafës. Edhe pse shkolla është moderne ,në dukje të parë, në brendi ajo ende ka nevojë për investime.

Drejtori i kësaj shkolle Adem Mehmeti thotë se shkolla aktualisht ka 516 nxënës me 21 klasë dhe 32 mësues. Shkolla ka rezultate të mira dhe ka një notë mesatare mbi 4.40 tha drejtori.

Fundamenti

Sipas tij kjo shkollë e cila ende nuk ka emër, ka rezultate të mira në prezantimin e diturive në të gjitha kurset,kuizet e garat e nivelit lokal dhe rajonal. Në veçanti sipas Mehmetit nxënësit e kësaj shkolle kanë prirje dhe tashmë edhe kanë zënë vende të para në lëmit shkencore dhe gjuhësore. Në garën “Gjuhëtari i ri” nxënësit e kësaj shkolle kanë marr vendin e parë.

Por krahas këtyre sukseseve dhe meritave shkolla ka edhe probleme e sfida që e presin në të ardhmen. Mehmeti tha se objektit i mungon infrastruktura përcjellëse duke filluar nga rruga e cila i mungon dhe ende është e paasfaltuar. “Nëse nuk bëhet zgjidhja e rrugës nga ana e Komunës, kjo shkollë ka pak vlerë. Jashtë këtij problemi shkollës i mungon palestra sportive,klimatizimi, mungojnë kabinetet dhe biblioteka shkollore” tha Mehmeti.

Mehmeti tha se klasat apo zyret janë të ndara për këto fusha vetëm duhet investime. Një problem tjetër që e brengos drejtorin Mehmeti është edhe vendosja e drejtimit të Dizajnit të shkollës së mesme.”Janë rreth 11 klasë që mbajnë mësim në shkollën tonë. Ata janë vendosur këtu sepse nuk kanë objekt të vetin. Realisht pos që na pengojnë në procesin mësimor ata edhe po e shkatërrojnë inventarin” u shpreh Mehmeti./rajonipress/