Fundamenti

Obamët më 2012 fituan mbi 600.000 dollarë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Uashington – Barack Obama pranë autoriteteve tatimore të vendit ka deklaruar 600.000 dollarë të ardhura gjatë vitit 2012 dhe tatim ka paguar 18,4 për qind të kësaj shume, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, duke përkujtuar se presidenti amerikan e mbështet parimin që më të pasurit të paguajnë tatim prej 30%.

Nga 608.611 dollarët e deklaruar nga z. Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, dy të tretat vijnë nga paga e z. Obama, e cila sipas ligjit është pak më pak se 400.000 dollarë në vit. Ndërsa, pjesa tjetër është nga të drejtat autoriale të presidentit për librat e tij. Shuma e deklaruar është goxha më e ulët në raport me atë të vitit 2011, kur çifti presidencial kishte deklaruar afro 800.000 të ardhura. Çifti Obama, i cili po ashtu ka paguar afro 30.000 dollarë tatim lokal në Illinoi (veri), ku ka një shtëpi, sipas zëdhënësit të ekzekutivit amerikan, Jay Carney, vitin e kaluar ka dhënë 150.000 dollarë, pra çerekun e të ardhurave, për vepra bamirësie.

Zëdhënësi ka treguar se çifti Obama ka paguar taksë federale në lartësi 18,4% dhe ka theksuar se presidenti, ashtu siç ka potencuar të mërkurën në propozim-buxhetin për vitin fiskal 2014, e mbështet idenë që familjet që deklarojnë të ardhura më të larta se 250.000 dollarë në vit të paguajnë taksë së paku 30%. “Nëse aplikohen propozimet fiskale të presidentit, ai do të paguante më shumë taksa, ndërkohë që do të uleshin taksat për klasën e mesme dhe ata që synojnë ta arrijnë”, ka siguruar z. Carney.

Zëvendëspresidenti Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill, e cila për dallim nga zonja Obama ushtron një profesion që paguhet (është profesoreshë universiteti), kanë deklaruar 385.072 dollarë dhe taksë federale kanë paguar 87.851 dollarë, njofton Shtëpia e Bardhë.

Më pak të ardhura se më 2011

Nga 608.611 dollarët e deklaruar nga z. Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, dy të tretat vijnë nga paga e z. Obama, e cila sipas ligjit është pak më pak se 400.000 dollarë në vit. Ndërsa, pjesa tjetër është nga të drejtat autoriale të presidentit për librat e tij. Shuma e deklaruar është goxha më e ulët në raport me atë të vitit 2011, kur çifti presidencial kishte deklaruar afro 800.000 të ardhura.

Mobi Casa

Fjalimi i Obamas lexohet nga një nënë

Presidenti Barack Obama i ka kërkuar të ëmës së një gjashtëvjeçari, i vrarë në incidentin në shkollën e Newtownit, në dhjetor, ta mbajë në vend të tij fjalimin e përjavshëm në radio, një vendim që synon të bëjë presion mbi Kongresin që të votojë për forcimin e ligjeve rreth kontrollit të armëve të zjarrit.

“Përshëndetje! Siç po e vëreni nuk jam presidenti. Unë jam një qytetare dhe jam në Shtëpinë e Bardhë. Unë quhem Francine Wheeler dhe këtu jam me bashkëshortin, Davidin, me të cilin kisha dy fëmijë. Por, djali ynë i vogël, Ben, u vra në shkollën “Sandy Hook”, më 14 dhjetor. Ne jemi këtu për të kërkuar prej jush të na bashkoheni të bëjmë presion në Senat për të bërë reforma në mënyrë që komunitetet tona të jenë më të sigurta dhe që të mos përsëritet tragjedia me të cilën jemi përballur ne”, ka deklaruar zonja Wheeler, djali i të cilës ishte në mesin e 26 fëmijëve të vrarë në shkollë më 14 dhjetor.

Barack Obama ka ftuar 11 prindërit e fëmijëve të vrarë në shkollën fillore të Newtownit që ta shoqërojnë në Uashington në bordin e “Air Force One” të hënën për të takuar atje senatorët. Ata u kanë kërkuar atyre të përkrahin një ndryshim të legjislacionit, i cili, ndër dispozita të tjera, parasheh një kontroll më të madh të së kaluarës së atyre që do të posedojnë armë.

Të mërkurën, duke e rrëfyer historinë e tyre, çifti Wheeler dhe familje të tjera nga Newtown kanë emocionuar aq shumë sa e kanë bërë të qajë senatorin demokrat Joe Manchin, përkrahës i hapur i të drejtës për të poseduar armë zjarri nga qytetarët. Joe Manchin ka arritur këtë javë një kompromis me republikanin Pat Toomey rreth çështjes së kontrollit të së kaluarës së blerësve të armëve. Ky është hapi i parë në luftën kundër dhunës, mirëpo rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë në javët e ardhshme, kur për shkak të mundësisë së ndryshimeve të shumta, projekti mund të mbetet pa substancën e tij.(zeri)