UBT

Obama si Bushi i vjetër?

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Bushi ishte meritor për reduktimin e deficitit, zvogëlimin e papunësisë dhe për nxitjen e shtimit ekonomik, gjëra këto të cilat vetëm sa forcuan presidencën e Clintonit në vitet e 90-ta. Por edhe përkundër faktit se përmirësimet filluan, ngadalë, por sigurt, gjatë kohës së Bushit të vjetër në Zyrën Ovale, ato nuk filluan të zbatohen me kohë, sa për të siguruar rizgjedhjen e tij. Aktualisht, edhe presidenti Obama gjendet në një situatë të ngjashme.

Ju kujtohet George H.W Bushi, apo? E dini, George Bushi tjetër? Njeriu që ishte president gjatë periudhës së recesionit, i cili i shtoi borxhit kombëtarë disa biliardë dollarë dhe i cili në fund, falë Zotit, pas vetëm një mandati, ja lëshoi rrugën politikave më të baraspeshuara dhe më miqësore për biznesin të presidentit demokrat, Bill Clinton. Po, ai George H.W Bush, pa një mandat të dytë, fatin e të cilit do ta përjetojë edhe Barack Obama.

Por ekziston vetëm një problem: Një George H.W Bush i tillë nuk ka ekzistuar kurrë. SHBA-ja vetëm e mban në mend si një president të tillë. Në të vërtetë, Bushi ishte meritor për reduktimin e deficitit, zvogëlimin e papunësisë dhe për nxitjen e shtimit ekonomik, gjëra këto të cilat vetëm sa forcuan presidencën e Clintonit në vitet e 90-ta. Por edhe përkundër faktit se përmirësimet filluan, ngadalë, por sigurt, gjatë kohës së Bushit të vjetër në Zyrën Ovale, ato nuk filluan të zbatohen me kohë, sa për të siguruar rizgjedhjen e tij.

Aktualisht, edhe presidenti Obama gjendet në një situatë të ngjashme. Vitet e para në Shtëpinë e Bardhë Obama i kaloi në përballje me vështirësitë e mëdha ekonomike. Ai parandaloi shndërrimin e krizës globale financiare në një depresion të dytë. Ai shpëtoi industrinë e automobilizmit.

Individualisht, asnjë nga këto të arritura nuk ishte aq potente, sa për të eliminuar efektet e rënies në vitin 2008-papunësinë e lartë, borxhin në rritje e sipër-e që është një nga arsyet se pse kandidati republikan për president, Mitt Romney dhe Obama janë pothuajse të barazuar në anketa. Por nëse analizoni të dhënat, pamja ekonomike po fillon të përmirësohet, pikërisht ashtu siç kishte ndodhur në fund të mandatit të parë të Bushit. Por tani çështja është se a do të vazhdojë Obama punën, për të marrë meritat që i takojnë-apo Romney do të ketë fatin e Clintonit dhe të marrë përsipër kryesimin, për të shijuar frytet e punës së paraardhësit të tij.

KKVITI

Për taborin e Obamës, shembulli i Bushit me gjasë është drithërues. Sikur Obama, edhe Bushi trashëgoi një katastrofë të vërtetë në Wall Street-krizën e kursimeve dhe të borxheve të vitit 1989-dhe u detyrua të shpenzojë para të shumta nga buxheti federativ, për të mbajtur situatën nën kontroll. Pasoi rënia ekonomike në vitin 1990. Bush pjesën më të madhe të vitit të tij të dytë si president e kaloi në përpjekje për arritjen e marrëveshjes historike me demokratët, të cilët kontrollonin të dy dhomat në Kongres. Gjashtë muaj më vonë, recesioni zyrtarisht përfundoi. Dita e zgjedhjeve ishte 19 muaj larg.

Kjo trajektore është e ngjashme me atë të Obamës. Po të kishte fituar Bushi zgjedhjet në vitin 1992, ai sot do të ishte vlerësuar si një president shumë më i mirë dhe i suksesshëm, pikërisht për shkak të arritjeve të tij gjatë mandatit të parë. Gjatë nëntë muajve të parë të Clintonit në pushtet, papunësia në SHBA ra nga 7.3 në 6.7 për qind. Në shkurt të vitit 2005, ajo ra në 5.4 për qind. Por duke pasur parasysh se rënia e nivelit të papunësisë filloi në verën e vitit 1992, gjatë kohës sa ishte Bushi president, është vështirë të argumentohet se është kjo një meritë e Clintonit, pasi që hapja e vendeve të reja të punës ishte iniciuar nga paraardhësi i tij.

Kjo na kthen prapë te Obama. Situata e tij i ngjason shumë asaj të Bushit. Vite të tëra të papunësisë në vazhdimësi po ja ruajnë Romneyt gjasat që të fitojë zgjedhjet, edhe përkundër faktit se niveli i papunësisë tani ka rënë në 7.4 për qind, që është më i ulëti në katër vitet e fundit. Nëse ri-këndellja e vërtetë është në prag të derës, atëherë Obama duhet të fitojë zgjedhjet e 6 nëntorit, për të marrë meritat që i takojnë për punën e tij.

Nëse dështon, atëherë ai do të zë vendin pranë Bushit të vjetër në Panteonin e presidentëve të SHBA-së. Në anën tjetër, pasardhësi i Obamës do të shijojë fillimin e mirë ekonomik, të njëjtë me atë që Bushi ja dorëzoi Clintonit në vitin 1992. Sigurisht, Obama ende do të jetë përgjegjës, së paku pjesërisht, për shumë përfitime dhe rritje, të cilat Romney mund ti përmendë si suksese dhe të arritura të tij. Por shumë amerikanë as që do të çajnë kokën për këtë-siç e konfirmon edhe reputacioni aktual i Bushit të vjetër. Fitimtarit, thotë një fjalë, i takojnë meritat dhe lëvdatat.