RCCOLA

Obama: Palestinezët meritojnë shtet të pavarur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se palestinezët meritojnë një shtet të pavarur dhe sovran, si dhe një fund të pushtimit nga Izraeli.
Obama i ka bërë këto komente në Ramallah, në konferencën e përbashkët me gazetarë me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Me këtë rast, presidenti amerikan ka thënë se palestinezët nuk duhet të përballen me padrejtësi të përditshme që u shkakton pushtimi.

Uji Dea

Siç transmeton Rel, ai ka theksuar se SHBA do një shtet të qëndrueshëm palestinez, krahas shtetit hebraik të Izraelit.

E vetmja mënyrë për të arritur këtë janë negociatat, ka thënë Obama. Ai po qëndron në Bregun Perëndimor, pas vizitës që ka bërë të mërkurën në Izrael. /Telegrafi/