Obama në listën për person të vitit nga “Time”, dy herë ishte fitues

Revista “Times” ka listuar dhjetë finalistët si pretendentë për personin e vitit 2013.Personat në listë janë radhitur sipas alfabetit ndërsa emri i fituesit do të bëhet publik të mërkurën.
Dhjetë pretendetët janë:
Bashar Asad, presidenti i Sirisë
Jeff Bezos, themelues i Amazon.com
Ted Cruz , senator i Texasit
Miley Cyrus , këngëtare
Papa Francis , Udhëheqësi i Kishës Katolike
Barack Obama , Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Hassan Rouhani , President i Iranit
Kathleen Sebelius, Sekretare e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore
Edward Snowden , Ish-punonjësi i zbulimit amerikan Edward Snowden
Edith Windsor , aktivist i të drejtave Gay
Obama ishte Personi i Vitit në vitin 2008 dhe 2012. Ai është i vetmi person i cili u shfaq në listën e shkurtër të vitit të kaluar ndërsa sërish këtë vit. Paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë , Franklin D. Roosevelt, është i vetmi person i cili kishte marrë këtë çmim tri herë.
“Time” ka filluar që të përzgjedhë njeriun e vitit që nga viti 1927. /Zëri/