Mobi Casa

Mimoza Kusari: Vetëm me votat e komuniteteve jo-shumicë nuk është e mundshme të formohet Qeveria

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, tha se për dallim nga e kaluara, kësaj radhe nuk është e mjaftueshme mbështetja vetëm nga komunitetet jo-shumicë për formimin e Qeverisë së re.

Sipas saj, edhe në të kaluarën bashkëpunimi me komunitetet joshumicë ka qenë formal dhe i natyrshëm, por tani nuk i mjaftojnë numrat.

“Edhe në të kalumen, Qeverinë Kurti 2, përkundër që e kemi pasë një shumicë me 10 deputetë më shumë, kanë fillu, domethënë, koalicioni, gjegjësisht arsyeja e lidhjes së koalicionit ose një bashkëpunimi formal ka qenë me këto parti. Me këto është edhe njëfarë forme – janë edhe vendet e garantume edhe në Kuvend, edhe në Qeveri.

Fundamenti

Njëjtë edhe për pakicën tjetër apo komunitetin e një shumice tjetër, por gjithsesi që ka pasur trajtim në kuptimin e bashkëpunimit ose një vazhdimësie të komunikimit prej edhe mandatit të kalum”, tha Kusari-Lila në ATV.

“Nuk është më e lehtë, është pak më e vështirë, qysh e kemi pa – numrat e tregojnë që vetëm me komunitetet joshumicë, si herën e kalume, nuk ka me qenë e mjaftueshme ose nuk është e mundshme të arrihet numri 61 i minimumit që duhet për një Qeveri të votohet. Prandaj kjo është tashmë një punë e cila ka me vazhdu procesin dhe e cila ka me shty përpara gjithsesi diskutim të mëtutjeshëm mbi formën e mënyrën e arritjes së këtij numri”, deklaroi Kusari-Lila.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.