Eko Higjiena

Obama: Kurrë nuk do të jemi në luftë me Islamin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njëmbëdhjetë vjet më parë, pikërisht më 11 shtator të vitit 2011, Nju Jorku dhe Uashingtoni pësuan tragjedinë më të rëndë në SHBA, vrasjen e tre mijë qytetarëve nga sulmet terroriste me përplasjen e dy aeroplanëve mbi Kullat Binjake në Manhatan dhe një tjetri mbi kompleksin e Pentagonit në Uashington.

Presidenti Barak Obama, me këtë rast ka thënë se është përsëri koha për të kujtuar rreth 3000 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm, të cilët humbën jetën dhe lanë pas familjet e tyre.

“Është një rast për të nderuar guximin e përgjigjes së parë të atyre që rrezikuan jetën në atë ditë, dhe çdo ditë që nga ai vit dhe një mundësi falënderimi për amerikanët, burra e gra në uniformë, të cilët kanë shërbyer dhe sakrifikuar për të mbajtur të sigurt vendin tonë”, tha Presidenti Obama.

FITORJA

Ai më tej pohoi se SHBA-të i shpallën luftë AlKaidës, duke asgjësuar udhëheqjen e saj, dhe e futën atë në rrugën e mposhtjes.

“Dhe në sajë të guximit dhe aftësisë së personelit tonë të zbulimit dhe forcave të armatosura, Osamabin Laden kurrë nuk do të kërcënojë Amerikën përsëri”, tha Obama dhe shtoi se amerikanët i kanë rezistuar tundimit për të rënë në mosbesim dhe dyshim.

“Ne kurrë nuk do të jemi në luftë me Islamin, apo ndonjë fe tjetër. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liria jonë dhe diversiteti na bëjnë unik dhe kjo gjithmonë do të jetë në qendër, se kush jemi si popull”, ka vlerësuar Obama.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.