Hidromorava

Obama: Kosova ka bërë hapa historikë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të pestë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“E nderuara Zonja Presidente, Ju përcjell urimet më të përzemërta juve dhe popullit të Kosovës me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së shtetit tuaj, më 17 Shkurt”, thuhet në urimin e presidentit Obama në të cilin shtohet se viti që kemi lënë pas ka qenë në veçanti i rëndësishëm për Kosovën.

“Vendi juaj ka bërë hapa historikë në realizimin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë dhe në anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Përderisa mbetet ende punë për të bërë, Kosova ka ecur përpara në konsolidimin e institucioneve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në ekonomi, si dhe në zhvillimin e një shteti tolerant, gjithëpërfshirës dhe shumëkombësh. Gjithashtu, janë bërë përparime në dialogun me Serbinë, që ka çuar përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e Kosovës, fqinjët tuaj dhe i gjithë rajoni”, thuhet në urimin të cilin e përcjellë presidenca e Kosovës.

Mobi Casa

Në të thuhet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë miqtë të ngushtë dhe partner dhe mbesim të përkushtuar në qëllimin e përbashkët që Kosova të sigurojë vendin e saj të merituar me një të ardhme evropiane të integruar, demokratike dhe të përparuar.

“E admirojmë përparimin që Kosova ka bërë në këto pesë vitet e para të pavarësisë dhe mirëpresim që të punojmë bashkë me ju për më shumë të arritura në vitet në vijim”, përfundon urimi i presidentit amerikane, Barack Obama dërguar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.