Obama: Jam thellësisht i mërzitur

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka shpërthyer në vaj gjatë deklaratës së tij para medieve për tragjedinë në Connecticut, ku thuhet se afër 30 nxënës mund të kenë pësuar nga një sulm i armatosur nga një person mashkull, rreth moshës 20 vjeçare.

“Shumica e viktimave janë fëmijë të moshës 5- 10 vjeçare. Zemrat tona janë të lënduara sot”, tha presidenti amerikan.

Connecticut: Afër 30 nxënës të vrarë?

Afërsisht 30 nxënës janë qëlluar për vdekje pasi një person i armatosur ka shtirë pothuajse në një klasë të tërë në një shkollë fillore në Connecticut – shumica e tyre fëmijë – kanë thënë disa zyrtarë për televizionin CNN.

Së paku deri me tani raportohet për 10 të vdekur në Shkollën Fillore “Sandy Hook”, shumica nxënës, këta të konfirmuar nga burime familjare. Në mes të vdekurve është edhe psikologu i shkollës, ka thënë një prind i cili ishte në shkollë gjatë këtij incidenti.

“Pse? Pse?”, vajtonte një grua përderisa ecte e plagosur në rrugën që qonte për në shkollë.

Në një konferencë për shtyp të policisë të premten në mbrëmje u refuzua të jepet numri i saktë i personave që kanë humbur jetën.

Një zyrtar policor tha se ka pasur njerëz të “goditur me fatalitet për vdekje”. Policia është në pritje t’i njoftoi familjet para se të jap detale, mirëpo ky zyrtar policor i ka risiguruar banorët e shqetësuar se shkolla është e sigurt.

Edhe sulmuesi i armatosur është vdekur. Trupi i tij është gjendur në një klasë, tha një burim për CNN. Sipas këtij burimi sulmuesi i dyshuar është Ryan Lanza, 20 vjeçar. Është e paqartë a e ka vrarë policia të dyshuarin.

Policia po ashtu kanë marrë në pyetje një tjetër njeri por nuk e kanë thirr atë si të dyshuar, tha ky burim.

Pavarësisht rrezikut nga e kaluara, zyrtarët federal kanë përdorur një taktikë dhe skenë ndryshe në këtë ngjarje që ishte në koordinim me shtetin dhe autoritetet lokale. Së paku katër makina të ambulancës janë të parkuara afër shkollës.

“Shpresoj që mami i im është mirë”, shkruanin disa nxënës në Twitter pas sulmit.

Zyrtarët e spitalit dhe rrethinës së Danbury thanë se janë duke i trajtuar tre persona të plagosur nga ky sulm. Kryetari i komunës së Danbury, Mark Boughton tha se viktimat janë në “gjendje të keqe”

Policia dhe mësuesit kanë evakuuar ndërtesën përderisa policia ka pushtuar tërë zonën menjëherë pas alarmit për goditjen e parë që ndodhi rreth orës 9 e 40 të mëngjesit. Zyrtarët i kanë evakuuar nxënësit afër një shtëpie zjarrfikësish ku prindërit ishin të parët që kanë kërkuar fëmijët e tyre.

Një nxënëse e klasës së tretë, Alexis Wasik tha se policia dhe mësuesit ishin ndeshur në klasën e saj dhe ata i kishin thënë që duhet të fshihem nëpër qoshe.

“Të gjithë qanin”, tha ajo. “Unë kam dëgjuar zyrtarët policorë duke bërtitur”.

Fotografitë e para për CNN erdhën nga televizioni News 12 i New Jersey ku zyrtarët policor me armë të gjata automatike ishin parë me qen rreth shkollës.

Policia speciale kishte edhe mjete taktike dhe po ashtu ishin në gjendje gatishmëria.

“Kjo nuk duket e mundshme”, tha një prind pasi mori lajmin.

Të gjitha shkollat janë mbyllur të premten përderisa policia e ka marrë situatën nën kontroll.

Eco Higjiena

E gjithë Amerika është tmerruar nga ky sulm.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carnety tha se administrata e Obama ndien “një dhimbje të madhe” për familjet e prekura nga kjo tragjedi përderisa do të mbështet zyrtarët policor që ta zbardhin rastin. Obama pritet që së shpejti ta jep deklaratë për shtyp.

Flamujt e SHBA është urdhëruar që të vihen në gjysmë shtizë si homazh për viktimat.

Nëse vërtetohet numri i viktimave prej 30 nxënësisht atëherë kjo do të ishte tragjedia e dytë për kah numri i viktimave nxënës pas tragjedisë së vitit 2007 në Virginia Tech ku u vranë 32 persona.

Një tjetër shkollë në SHBA, ajo e Littleton në Colorado kishte përjetuar një gjë të këtillë ku 13 nxënës u vranë në një incident të kombinuar në shkollën fillore dhe të mesme.

KOSOVA NGUSHËLLON AMERIKËN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka ngushëlluar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e tragjedisë së sotme, në një shkollë në Konektikat, që la dhjetëra të vdekur.

Në telegram thuhet:

“I nderuari President Obama,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë për të shtënat në shkollën fillore në Konektikat, duke lënë dhjetëra jetë të humbura të fëmijëve dhe familje në dëshpërim.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe për dhimbjen shkaktuar familjeve dhe popullit amerikan nga kjo ngjarje e rëndë.

Në këtë kohë zie dhe pikëllimi për vendin tuaj, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin amerikan në këtë kohë të vështirë.

Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta, thuhet ndër të tjera në telegramin e presidentes së Kosovës drejtuar presidentit amerikan Barak Obama, pas sulmit të rënd mbi një shkollë ku u vranë dhjetëra nxënës dhe viktima të tjera”.

Edhe Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka ngushëlluar sekretaren Clinton për tragjedinë në Konektikat

Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka ngushëlluar sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, për tragjedinë që ndodhi sot në një shkollë fillore në Njutaun të Konektikatit.

Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur dhembjen dhe pikëllimin e madh për këtë akt kriminal, i cili u mori jetën dhjetëra personave, shumica prej të cilëve fëmijë.

Ministri Hoxhaj në telegram ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me familjarët e viktimave, me autoritetet amerikane dhe me mbarë kombin amerikan në këto momente të vështira.

“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës po bashkëndjejnë dhembjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve të popullit amerikan”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet amerikane për punën që po bëjnë për tejkalimin e situatës së krijuar.