ARKATANA

Obama: Heqja e mbikëqyrjes, arritje historike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Washington – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka “mirëpritur dhe mbështetur fuqishëm vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar se mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës i ka ardhur fundi”.

Në një komunikatë të lëshuar për opinion, presidenti amerikan citohet të ketë thënë se “pas pothuajse katër vite e gjysmë, përmbushja e provizioneve të Planit Gjithëpërfshirës është arritje madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë karakteristike të popullit të saj, Kosova ka arritur përparim thelbësor në fuqizimin e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumëkombësh, përfshirës dhe demokratik”, ka thënë presidenti Obama.

Ka ende punë për t’u bërë, ndërkohë që liderët e Kosovës tani marrin përsipër përgjegjësinë e pilotë për të siguruar se parimet e deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës zbatohen për çdo qytetar, ka thënë zoti Obama.

FIDANISHTJA

“Kosova gjithashtu duhet të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive me fqinjët e saj dhe të punojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura, veçanërisht ato në raport me Serbinë”.

“Një gjë e këtillë nënkupton fuqizimin e pavarësisë së Kosovës, sovranitetit dhe tërësisë së saj territoriale dhe do të shërbejë për të promovuar stabilitetin, mbi të cilin varen prospektet euro-atlantike në rajon”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

Në emër të popullit amerikan, uroj qeverinë, parlamentin dhe popullin e Kosovës për këtë arritje historike, me të cilën Kosova ndërmerr edhe një hap të rëndësishëm drejt vendit që i takon, në një Evropë të lirë, të tërësishme dhe paqësore, thuhet në fund të komunikatës së presidentit amerikan, Barack Obama.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.