Obama edhe katër vite president

Ishte vendimi me i rëndësishëm i natës: Në luftën për Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ngadhënjeu aty ku u desh të ngadhënjejë, në Ohio.
Me 18 votat e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor nga ky shtet, Obama e siguroi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Gara ishte e ngushtë, por, kur mediet amerikane shpallen Obamen fitues në Ohiao, çdo gjë ishte e qartë. Obama siguroi mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Menjëherë pas lajmit të fitores, Presidenti amerikan Barack Obama ka falenderuar mbështetësit përmes rrjetit social Twitter, me ketë porosi: “Jemi këtu të gjithë së bashku. Kjo është mënyra se si bëmë fushatën”.