Uji Dea

Obama e Clinton urojnë Kosovën për Fitër Bajram

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Në emër të popullit amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin, thotë Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kanë uruar institucionet e Kosovës dhe popullin kosovarë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke dëshiruar mbizotërim të paqes dhe solidaritetit ndërmjet komuniteteve.

Ramazani, siç thotë presidenti Obama, është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë.

“Prandaj, në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin.

Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”, thotë Obama në urimin dërguar presidentes kosovare, Afifete Jahjaga .

Ndërkaq sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton një urim tjetër ia ka dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

FITORJA

“Meqë jemi në përfundim të Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit dhe lutjeve për myslimanët në gjithë botën, kam kënaqësinë të uroj të gjithë myslimanët për një Bajram me gëzime dhe paqe”, thuhet në urimin e sekretares Clinton.

Për të nderuar këtë kohë të veçantë, Clinton thotë se myslimanët në SHBA dhe në gjithë botën do të bashkohen për festën e Bajramit sipas traditave të tyre të pasura dhe diverse, duke festuar vlerat e përbashkëta të familjes, solidaritetit dhe komunitetit.

“Në kohë me ndryshime dhe pasiguri, festimi i këtyre vlerave të përbashkëta na bashkon dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit të shtuar dhe mirëkuptim ndërkulturor”, thuhet në letër urimin drejtuar Ministrit Hoxhaj.

Sekretarja Clinton ka theksuar se derisa festojmë ketë vit, do të nderojmë kontributin e individëve që punojnë për të avancuar dialogun, vizionin e përbashkët, dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe komuniteteve myslimane në botë, në mënyrë që së bashku të krijojmë një epokë të re të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjithë njerëzve.

Ndërkaq popullin e Kosovës me rastin e Fitër Bajramit, e kanë uruar edhe përfaqësuesit e institucioneve, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.