O, hajri i Lutës!
Gjilan – Qeveria në ikje e Lutës, nga paniku i humbjes e ka harruar arsimin gjilanas! Tashmë ka filluar java e dytë e vitit të ri shkollor, ndërsa dokumentet pedagogjike mungojnë, siç janë: Ditari, fletoret e mësimdhënësve, libri i kujdestarive. Këto materiale elementare nuk kanë munguar gjatë qeverisjes së PDK-së. Ky është “hajri” i Lutës!, shprehet i revoltuar Bujar Nevzati.
Gjithashtu nuk është bërë renovimi në shumicën e shkollave. Aty ku është bërë, cilësia e punës është shumë e dobët dhe pa kurrfarë mbikëqyrje. Kujtojmë se PDK ka bërë revolucion në infrastrukturën arsimore. Luta nuk po është në gjendje as t’i mirëmbajë. Ky është “hajri” i Lutës!
Pranimi i kuadrit mësimor është bërë mbi baza partiako-politike, jo duke pasur parasysh kriteret. Ky diskriminim nuk kanë ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së as nuk do të ndodh kurrë. Ky është “hajri” i Lutës!
Regjistrimi i nxënësve në klasat e 10-ta ende nuk është bërë. Nxënësit barten nga një shkollë në tjetrën e përgjigje nuk marrin nga askush. Kjo mungesë organizimi nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së. Ky është “hajri” i Lutës!
Mbani mend, po flasim vetëm për arsimin. I keni nxënësit në shtëpitë e juaja për t’i vërtetuar këto fakte. Sa dikastere të tjera ka. Gjithkund anomali. Hajri i Lutës është mbyllja e këtyre anomalive me mbylljen e mandatit të tij. Këto janë vetëm disa anomali që janë shfaqur çdo vit gjatë qeverisjes së Komunës nga Luta, të cilat nuk kanë ndodhur as në kohën e arsimit të vetëorganizuar në kohën e okupimit.
Megjithëkëtë, në kohën e mbetur, kërkojmë nga udhëheqësit e komunës që urgjentisht të marrin masa për kompletimin e shkollave me gjëra elementare për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
Është obligim i tyre ligjor, që i detyron edhe nëse nuk e kanë vullnetin apo dijen për këtë ka përfunduar Bujar Nevzati./rajonipress/


