Eko Higjiena

Nxënësve nuk u intereson politika, por arsimi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

American School of Kosova (Shkolla Amerikane në Kosovë-ASK), të premten ka organizuar konferencën e dhjetë, kosovare dhe rajonale, studentore mbi çështjet sociale, me titullin ”Duke kuptuar Përgjegjësinë Sociale”.

Qëllimi i kësaj konference ishte bashkimi i nxënësve me etnitete dhe rajone të ndryshme në përpjekje që të sigurojë një mundësi që të rinjtë të prezantojnë studimet shkencore në mënyrë profesionale.

Në konferencë kanë marrë pjesë edhe nxënës të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovës, siç është Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndonëse, siç kanë thënë organizatorët, nxënësve nuk u intereson çështja politike.

UBT

Ereblir Kadriu, drejtor i kësaj konference, ka thënë se që dhjetë vjet, nxënësit kanë prezantuar mbi 150 punime apo tema të ndryshme.

“Llojshmëria e temave është jashtëzakonisht e madhe, duke filluar nga ekonomia, privatizimi, dhuna në familje, sistemi i arsimit, çështje sociale, do të thotë një llojllojshmëri tepër e madhe e çështjeve brenda Kosovës dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Kadriu. Pjesëmarrës në këtë konferencë, që gjashtë vjet janë edhe nxënësit e shkollave të ndryshme të Serbisë. “Gjithashtu njëra nga anëtaret e komisionit është edhe profesoreshë e gjuhës Angleze në Serbi. Bashkëpunimi i mësimdhënëseve dhe nxënësve është bërë tradicionale tashmë”, ka thënë ai…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.