Eko Higjiena

Nxënësit vetëdijesohen për ambientin

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në katërmbëdhjetë shkolla fillore të komunës së Gjilanit, ka përfunduar projekti “Ndërgjegjësimi për mbrojtjen e ambientit”, që është organizuar dhe implementuar nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe financuar nga Caritasi i Luksemburgut.

Mustafë Beqiri,koordinator i projektit, ka thënë se ky projekt është zhvilluar në disa komuna të Republikës së Kosovës, përkatësisht në rreth 70 shkolla të fillore dhe të mesme të ulët të Kosovës, ndërsa në komunën e Gjilanit janë përfshi vetëm 14 shkolla.

Ai ka treguar se qëllimi i projektit ka qenë ngritja e vetëdijes për mirëmbajtjen e higjienës në hapësirat shkollore, në shtëpi, oborre dhe kopshte dhe në te janë përfshi nxënësit e klasave të shtata, teta dhe të nënta.

Sipas Beqirit, në të gjitha shkollat janë mbajtur ligjërata dhe aktivitete të ndryshme për këtë temë dhe për këtë kategori nxënësish.
Fehmi Sylejmani, trajner në këtë projekt,ka treguar se në secilën shkollë kanë marrë pjesë prej 23-30 nxënës, ku fillimisht është bërë njoftimi me temën dhe më pas identifikimi i problemeve që e prishin mjedisin për rreth shkollave apo brenda shkollave .

Mobi Casa

Paraprakisht është mbajtur nga një ligjëratë për temën e caktuar e më pas nxënësit për problemin e identifikuar, ka thënë Sylejmani,kanë shkruar një ese, apo kanë skicuar ndonjë vizatim apo sajuar ndonjë punim.

“Natyrisht se përmes këtyre punimeve nxënësit kanë dhënë mesazhe të qarta, për ambientin se si duhet të jetë dhe si duhet të mirëmbahet ”, ka theksuar Sylejmani, duke shtuar se në shkollën “Rexhep Elmazi” në Gjilan, në kuadër të këtij projekti janë mbjellë rreth 30 fidanë, ku kanë marrë pjesë nxënës, mësimdhënës, udhëheqës të shkollës dhe prind.

Ndërkaq, Remzi Ahmeti, po ashtu i kyçur si trajner në këtë projekt ka lavdëruar interesimin dhe kureshtjen e nxënësve për këtë temë shumë të qëlluar.
“Ata kanë dëshmuar forma të ndryshme për të parandaluar këtë dukuri, vetëm e vetëm që nxënësit të vetëdijesohen dhe ndërgjegjësohen për mbrojtjen e ambientit”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, pas përfundimit të projektit pritet që të ngritet vetëdija tek nxënësit për mbrojtjen e ambientit, por jo vetëm tek ta, por edhe te komuniteti në përgjithësi.
Arbnor Bunjaku, nxënës i klasës së tetë, në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, ka pranuar se projekti i tillë, ka qenë më së i qëlluar dhe aktivitetet si dhe rekomandimet që janë marrë nga ky projekt do të ndikojnë shumë në vetëdijesimin e nxënësve në të ardhmen.
Ndërkaq, koordinatori Beqiri, ka pohuar se pas përfundimit të këtij projekti në të gjitha shkollat, është paraparë që në Ferizaj të mbahet një ceremoni përzgjedhëse e tri punimeve më të mira(tre vendet e para nga 6 komuna konkurruese) dhe këto punime në fund do të shpërblehen me punime apo diploma./rajonipress/