Uji Dea

Nxënësit njihen me punët dhe aktivitetet e FSK-së, priten ngrohtësisht nga ushtarët

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nxënësit e Shkollës fillore të mesme dhe të ulët “Nazmi Hoxha” në Gjilan kanë realizuar një vizitë në kazermën e FSK-së në Gjilan ku janë njohur nga afër me punët dhe aktivitetet e përditshme që bëjnë ushtarët. Mbi të gjitha ushtarët dhe nxënësit fillorist janë pritur ngrohtësisht nga njëri tjetri.

Nxënësit e SHFMU “Nazmi Hoxha” në Gjilan përpos mësimit teorik po mundohen të realizojnë edhe mësimin praktik.

Fundamenti

Në prag të festës së 28 Nëntorit, parashkollorët dhe klasët e paratë kësaj shkolle ishin në vizitë komandës së FSK në Gjilan, ku për së afërmi u njoftuan me punën dhe aktivitetet ditore që bënë ushtria e ardhshme e Republikës së Kosovës.

Nxënësit dhe ushtarët janë pritur ngrohtësisht nga njëri tjetri derisa FSK-ja është treguar e afërt me filloristët duke demonstruar punën e tyre ditore në kazermë./rajonipress/