FITORJA

Nxënësit në Tupallë marrin dhurata

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Tupallë – Punëtori i siguron dhuratat e Vitit të Ri për të gjithë nxënësit e shkollës së Tupallës.

…unë edhe ashtu nuk kam shumë, por dashta që sado pak t i gëzoj këta pak fëmijë-nxënës që na kanë mbetur në shkollën tonë, pasi që këtë nuk e bëri dikush tjetër…

Në shkollën fillore Zenel Hajdini në Tupallë, kësaj të premteje, disi mbaroi gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2012-2013, në një ditë e cila më tepër i ngjante ditës së pranverës apo vjeshtës së hershme, me re të rralla e kohë të nxehtë, se sa ditës së dimrit në dhjetor.

Mobi Casa

Këtij përfundimi më së tepërmi i gëzoheshin ata pakë nxënës e nxënëse të kësaj shkolle, të cilët me siguri se nuk i kuptojnë as nuk kanë nevojë të lodhen me problemet e mëdha që e përcollën punën edukativo arsimore në këtë periudhë, por padyshim se pasojat i bartën edhe këta në supet e brishta të tyre.

Një gjest human dhe i mirësisë së njeriut i cili në këtë shkollë i ka të ardhurat më të vogla, në ditën e fundit të punës, e për t ua shtuar kënaqësinë, nga mjetet e veta ( përafërsisht gadi dy rroga mujore të tij) i dha dhe i bleu dhuratat për të gjithë nxënësit sa ka kjo shkollë dhe ua ndau të gjithëve për vitin e ri.

Është ky, z. Sokol Halimi, i cili në shkollën e Tupallës punon në punët e punëtorit ndihmës. Kur e pyeta se çka e shtyri që të ndajë nga kafshata e tij dhe e shtatë fëmijëve të tij-ia ruajtë Allahu, nuk dashti të flas shumë, por ceku…unë edhe ashtu nuk kam shumë, por dashta që sado pak t i gëzoj këta pak fëmijë që na kanë mbetur në shkollën tonë, pasi që këtë nuk e bëri dikush tjetër…, duke shtuar se kur ate e kishin ndihmuar njerëzit zemërmirë, për te kishte qenë frymëzim për të qëndruar para vështirësive më lehtë. Bile më tha … të lutem baci Rexhë, mos shkruaj gjë për këtë rast sepse unë nuk e bëra këtë për asgjë tjetër vetëm për hatër të nxënësve tanë. Por, duke menduar se një gjest i tillë është para së gjithash human e zemërmirë, i shkrova këto pak fjalë, mendoj meritore.(medvegjanet)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.