Nxënësit e Smirës të prekur nga sëmundje të ndryshme
Viti – Udhëheqësja e këtij ekipi Vjollca Kadolli-Halili tha se gjatë kontrolles së ditës së sotme është vlerësuar se disa nga nxënësit mund të jenë të prekur nga sëmundjet e ndryshme në fyt, mushkëri, lëkurë, dhëmbë dhe devijimet e boshtit kurrizor.
Këshilli Komunal i Veprimit për Parandalimin e Dukurive Negative nëpër shkolla, së bashku me një ekip mjekësore nga QKMF –ja e Vitisë kanë filluar sot me kontroll rutinore mjekësore nëpër shkollat e kësaj komune.
Me këtë rast ata kanë vizituar shkollën fillore në Smirë. Udhëheqësja e këtij ekipi Vjollca Kadolli-Halili tha se gjatë kontrolles së ditës së sotme është vlerësuar se disa nga nxënësit mund të jenë të prekur nga sëmundjet e ndryshme në fyt, mushkëri, lëkurë, dhëmbë dhe devijimet e boshtit kurrizor.
“Pas kontrollës mjekësore të cilët ia kemi bërë sot nxënësve të shkollës në fshatin Smirë kemi evidentuar rastet e ndryshme të cilat kërkojnë trajtim mjekësor. Ne do të kontaktojmë familjarët apo edhe përgjegjësit e nxënësve me qëllim të parandalojmë përkeqësimin e shëndetit të tyre” u shpreh Kadolli-Halili./rajonipress/


